E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Krasniqi rikthehet ne ring Kam ende nje fuqi te cmendur

Boks Boksieri kosovar ka ndermend te dyluftoje ne shkurt te vitit 2011

E pabesueshme por e vertete Luan Krasniqi feston rikthimin ne ring ne moshen 39-vjecare. Te shumte ishin ata qe kishin menduar se karriera e boksierit te njohur kosovar me pasaporte gjermane kishte perfunduar por nje gje e tille nuk ka rezultuar aspak e vertete. Pas rreth dy vitesh pauze ai ka planifikuar te rikthehet ne ringun e madh. Boksieri i lindur ne Junik eshte shprehur per gazeten e njohur gjermane Bild se po pergatitet qe ti kryqezoje dorezat serish pasi ndien se ende mund ti jape ketij sporti edhe pse aktualisht ka mbushur plot 39 vjet. Ndiej ende nje fuqi te cmendur dhe shume energji. Prandaj deshiroj te provoj perseri ka thene Krasniqi. Pra ne 2011-n kosovari deshiron te ngjitet serish ne ring. Ne po punojme per kete. Dhe shume shpejt presim ta realizojme ka sqaruar keshilltari i tij 55-vjecar Kristof Shikhardt. Rikthimi i Krasniqit ne ring pritet te ndodhe ne muajin shkurt te vitit te ardhshem ne Ludvigsburg Arena. Ai e ka nje enderr. Nje ndeshje ne shtepi do te ishte gjithmone e bukur thekson Krasniqi ne lidhje me kete. Po ai ende nuk e ka gjetur nje kundershtar me te cilin do te mund te dyluftoje. Ai duket ne forme te mire ngjan si nje luan por megjithate dyshimet mbeten. Ndeshja e fundit e boksierit me prejardhje nga Juniku ishte ajo e 15 nentorit te vitit 2008 ndaj ukrainasit Alexander Dimitrenko te cilen e humbi me nokaut teknik. Kundershtari i meparshem kishte qene Tony Thompson ndaj te cilit ishte dorezuar ne raundin e peste. Por keto humbje treguan se ai e ka te veshtire te perballet me boksiere te rangut te pare te boksit profesionist. Pas asaj kohe Luani e kishte planifikuar rikthimin disa here por kishte deshtuar. Njera nga arsyet ishte lendimi i pesuar ne ligamentet e nyjes se kembes se djathte qe e kishin detyruar kosovarin te anuloje revanshin e shumepritur me Alexander Dimitrenko qe ishte parapare te zhvillohej me 28 nentor te vitit 2009. Megjithate bilanci i boksierit 1.92 meter i gjate shenon 30 fitore nga te cilat 14 me nokaut kater humbje te gjitha nokaut dhe nje barazim me 2004-n ndaj Timo Hofman. Ne kete periudhe boksieri kosovar edhe pse nuk i ka kryqezuar dorezat ishte afer ringut pasi e kemi pare shpesh ne rolin e komentatorit dhe analistit te meceve te boksiereve te njohur boterore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›