Londër: Federata Angleze kërkon nga FIFA shtyrjen e zgjedhjeve

Federata angleze e futbollit sot ka kërkuar nga FIFA, që të shtyjë zgjedhjet për president, të planifikuara për nesër, për shkak të thellimit të skandalit me korrupsion.
Nëse mbahen zgjedhjet, atëherë në to do të jetë vetëm një kandidat, kryetari aktual, Sep Blater, i cili për 13 vjet mban postin e presidentit të FIFA-s.
Rivali i tij, Mohamed bin Hamam, ka tërhequr kandidaturën dhe është pezulluar nga FIFA, për të gjitha aktivitetet e ndërlidhura me futboll, pas hetimeve për akuza për korrupsion të zhvilluara nga komiteti etik i FIFA-s.
Shtyrja eventuale e zgjedhjes së presidentit të FIFA-s kërkon mbështetjen e tre të katërtave të 208 federatave të futbollit, që marrin pjesë në kongresin e FIFA-s, që hapet sot më vonë në Zvicër.