Prishtina hidhërohet në Pejën

Disa nëngrupeve të ‘Plisave’ – tifozë të Sigal Prishtinës – u ka mbetur hatri që klubi i tyre nuk u ka siguruar bileta për të udhëtuar në Pejë për ta përcjell ndeshjen e së dielës që lamë pas mes Pejës dhe Sigal Prishtinës.
Mirëpo, klubi prishtinas, nëpërmjet një kumtese për media, ua ka sqaruar tifozëve të vet se është përpjekur t’u siguroj bileta, por drejtuesit e Pejës nuk iu kanë përgjigjur kërkesës së tyre për dhënien e biletave.
“Sigal Prishtina ka bërë kërkesë te zyrtarë e Pejës për shkuarjen e 200-300 tifozëve nga Prishtina, gjë që na është kthyer negativisht nga ana e Pejës, për arsye të cilat i dinë vetëm ata. Me këtë i sqarojmë të gjithë qytetarët dhe tifozët prishtinas se mos-shkuarja e tyre në Peje nuk ka të bëje me mos-organizim të klubit apo ndonjë arsye tjetër, por kjo ka te bëjë kryekëput me moslejimin dhe mos-ndarjen e biletave dhe vendeve për simpatizuesit tonë nga nikoqiri”, thuhet në kumtesën e Sigal Prishtinës, në të cilën janë të bashkangjitura edhe shkresat që i kanë shkëmbyer dy klubet rreth rezervimit të biletave për ‘Plisat’.
Në të thuhet se Peja e ka refuzuar kërkesën e tyre me arsyetimin se ajo është bërë me vonesë, derisa prishtinasit kujtojnë se më parë pejanëve ua kishin aprovuar një kërkesë të ngjashme, ndonëse ajo ishte bërë me vonesë akoma më të madhe.