E Diel, 1 Nëntor 2026

Hamza pas takimit më Kurtin: Nuk ka marrëveshje, e mundshme të kemi takime në ditët vijuese

PRISHTINË, 2 tetor/ATSH/ Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se aktualisht nuk ka marrëveshje, ndërsa la të hapur mundësinë që takimet ndërmjet palëve të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

“Kur të kemi marrëveshje, tregoj. Është e mundshme që të kemi takime edhe në ditët në vijim”, tha Hamza.

Hamza tha se në takimin me Kurtin u diskutua për procesin që po zhvillohet në Hagë, aktgjykimin e Dhomave të Specializuara dhe nevojën për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale.

“Takimi ka të bëjë me procesin që është duke u zhvilluar në Hagë, me aktgjykimin e gjykatës, me nevojën që ligji i gjykatës të aprovohet në Kuvendin e Republikës, dhe tema e zgjedhjes së presidentit. Për PDK-në e dini që është nevojë aprovimi i ligjit dhe pastaj ne jemi të hapur që të diskutojmë për presidentin dhe që vendit me i dhënë president”, tha Hamza.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›