E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhja e presidentit të Kosovës/ Kurti: Fundjava, vendimtare për arritjen e një marrëveshje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. “Kemi filluar komunikimet dhe, natyrisht, kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi presidentin”, tha Kurti.

Kosova ndodhet në ditët vendimtare për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Sipas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, partitë politike duhet të arrijnë një marrëveshje deri më 6 tetor.

Nëse Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin brenda këtij afati, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur pas konstituimit të Kuvendit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›