E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpëtim Duro debuton me fitore tek të kuqtë

Tiranë (Start)- Ndeshjet e turit të II-të për Kupën e Republikës u luajtën dje për të dyja grupet. Rezultati më surprizues është barazimi i Tiranës në Pukë, përballë Tërbunit vendas. Bardheblutë nuk kanë arritur të shkojnë më shumë se një barazim 1-1.

Minimale ka qenë edhe fitorja e Dinamos në Patos me Albpetrolin. Trajneri i ri i Partizanit, Shpëtim Duro, ka bërë një debutim fantastik në Tepelenë, duke arritur një fitore bindëse me vendasit, 5-1.

Në ndeshjet e tjera Elbasani ka fituar 3-1 në fushën e Tomorrit, dhe Vlaznia ka fituar lehtësisht me Spotin 4-0.

Ndeshjet e kthimit do të luhen pas dy javësh, ku thuajse të gjitha skuadrat që do të kalojnë në turin tjetër janë të përcaktuara.

Rezultatet e djeshme

Grupi A
Sopoti-Vllaznia 0-4
Albpetrol-Dinamo 0-1
Gramozi-Shkumbini 0-2
Dajti-Apolonia 0-3
Iliria-Besa 0-2
Pogradeci-Teuta 0-1
Laçi-Skënderbeu 2-1
Luftëtari-Kastrioti 1-1

Grupi B
Tepelena-Partizani 1-5
Skrapari-Besëlidhja 2-2
Tërbuni-Tirana 1-1
Turbina-Lushnja 0-0
Tomori-Elbasani 1-3
Ada-Burreli 1-1
Nafëtari-Flamurtari 1-6
Bilisht Sport-Bylis 0-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›