E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy golat e Nedvedit i japin fitoren Juventusit

Bolonjë (Start)- Bardhezinjtë fitojnë 2-1 në transfertë me Bolonjën, duke hedhur pas krizën në të cilën ishtin zhytur. Dygolëshi i çekut, Pavel Nedved, i ka dhënë një fitore mjaft të rëndësishme skuadrës së Ranierit.

Ndeshja është kontrolluar e gjitha nga bardhezinjtë, megjithë mungesat e shumta të lojtarëve. Pavel Nedvedi kalon të tijët në avantazh që në minutat e para të takimit, dhe në fillimin e së dytës dyfishon rezultatin.

Goli i Di Vaios, në minutën e 74, nuk ka mjaftuar për bolonjezët për një rezultat pozitiv. Me këtë rezultat juventinët ndidhen në vendin e nëntë me 15 pikë, duke pritur të qetë Romën në “Olimpiko”, ditën e shtunë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›