Ish-gazetari që do të qeverisë El Salvadorin
"Këtë herë me Mauricion si President, gjithçka do të jetë ndryshe". Sepse gjërat kanë rrjedhur ashtu si të gjithë mendonin në El Salvador, kundër fatit të keq dhe të pandryshueshëm prej dy dekadash. Për herë të parë, pas 20 vitesh në pushtet të së djathtës ekstreme, në vend rikthehen të majtët me në krye një ish-gazetar televiziv, që mendohet se do t‘i japë vendit më shumë shpresë për të ardhmen. Pas Arenas, partia trashëgimtare e skuadroneve të vdekjes të Roberto D‘Aubuisson, në qeveri tashmë do të vijnë ish-guerilierët e Frente Farabundo Marti para la Liberacion Nacional (FMLN). Por ajo që e bëri të mundur një triumf të pritur prej një kohe kaq të gjatë, ishte pikërisht fakti që për herë të parë, komandantët e vjetër të FMLN-së kanë vendosur të qëndrojnë në hije, duke ia besuar shpresat e tyre një njeriu tërësisht të huaj për këtë lëvizje. Një gazetar, një prej fytyrave më të njohura të vendit, i huazuar në politikë për t‘i dhënë të majtës ekstreme imazhin e një të majte të aftë për të qeverisur. Për shumë vite korrespondent i CNN, në Amerikën Qendrore, Mauricio Funes ka prezantuar edhe disa prej programeve të informacionit më të suksesshëm të televizionit vendas. Gjithmonë me një këndvështrim kritik ndaj oligarkisë politike të së djathtës dhe Partisë së vetme të saj Arena, që premtonte se do ta bënte El Salvadorin një nga vendet me ekonominë më dinamike të Amerikës Latine, por që përfundoi duke e shndërruar vendin në një nga më të varfrit e këtij kontinenti, me një përqindje papunësie shumë të lartë dhe një tregues të tmerrshëm të dhunës në vend, ndër më të lartit në botë. Kritik i së djathtës, por kurrë i përfshirë drejtpërdrejt në aktivitetet politike, deri në vitin 2007, kur komisioni politik i FMLN-së e bindi që të pranojë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale. Por sigurisht që asgjë nuk ishte e lehtë. Në fazën e fundit të fushatës elektorale, nga mediat që mbanin krahun e së djathtës ekstreme thuhej se Funes ishte i korruptuar, pasi kishte pranuar dy dhurata nga një biznesmen i fuqishëm vendas: një vilë elegante dhe një shumë prej 2 milionë dollarësh, që ishte në llogarinë e tij personale bankare, në bankën HSBC. Fakti është se për të mbërritur te presidenca pas katër humbjesh, FMLN-ja nuk mund të bënte asgjë tjetër veçse të mbështetej te Funes, duke ofruar si zëvendëspresident ish-komandantin guerilier, Salvador Sanchez Ceren, një komunist i vërtetë. Me një fushatë që të ngjallte frikën, kandidati i Partisë Arena, ish-kreu i policisë, Rodrigo Avila, më kot kërkoi të bindë zgjedhësit se qëllimi i vërtetë i Funesit ishte ta dorëzonte vendin në duart e venezuelasit Hugo Çavez, frikë që Presidenti i ri u mundua ta fshehë që nga momenti kur iu drejtua i përlotur mijëra mbështetësve që e duartrokisnin. Funes e injoroi tërësisht Çavezin, duke mos folur fare për të dhe duke thënë se është më i interesuar të mbajë një raport të mirë me SHBA-në, vendi ku jetojnë dy milionë e gjysmë salvatorë. "Mendoj t‘i forcoj lidhjet me Presidentin Barak Obama dhe do të ndjek një model si ai i brazilianit Lula", tha në një intervistë për "Rojters".
"Qeveria dizajnohet nga Presidenti. Në fund të fundit do të vendos unë për orientimet e qeverisë. Jam Presidenti i zgjedhur i të gjithë salvadorëve. Sot është fitorja e qytetarëve që kanë besuar te shpresa dhe kanë mundur frikën. Është fitorja e të gjithë popullit të Salvadorit", shtoi ai, duke dashur të theksojë se nuk ka ndërmend të ndjekë modelin e qeverisë "Çavez".
Në të vërtetë, El Salvador është një vend i vogël i Amerikës Qendrore, me një histori të trazuar. Në vitin 1992 ai doli nga një luftë civile që kishte shkaktuar më shumë se 75 mijë viktima. Aktualisht monedha zyrtare në vend është dollari amerikan dhe rreth një e katërta e popullsisë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kush është Presidenti i ri
I lindur më 18 tetor të vitit 1959, Carlos Mauricio Funes Cartagena është një nga figurat më të njohura në vend. Pas studimeve për Letërsi në Universitetin José Simeón Cañas, në vitin 1986 nisi aktivitetin gazetaresk si reporter i "Noticiero Tele 10", para se të kalonte në një tjetër televizion "Canal 12", si përgjegjës për shërbimet parlamentare. Ai njihet për raportimet e tij të drejtpërdrejta televizive, që në kohën kur vendin e drejtonte një diktaturë e fuqishme. Korrespondent i CNN në gjuhën spanjolle, Funes ka prezantuar në vend emisione që kanë arritur kulmin për sa i përket shikueshmërisë. Në karrierën e tij kujtojmë intervista me personazhe si Javier Perez de Cuellar, César Gaviria, Hugo Chávez, Fidel Castro dhe Luiz Inácio Lula da Silva. Funes është vlerësuar gjithashtu me një numër të madh çmimesh për gazetarinë. I martuar për herë të tretë me brazilianen Vanda Pignat, përfaqësuese e Partisë së Punëtorëve të Lulës në Amerikën Qendrore, Funes u konfirmua si kandidat për President më 11 nëntor të 2007-ës dhe që atëherë ka qenë në krye të të gjitha sondazheve, pavarësisht përpjekjeve të kota të rivalit Robert Avila dhe "fushatës së pistë" të Arenas, që u mundua ta njollosë figurën e tij, duke e cilësuar si njeri të korruptuar dhe të lidhur me grupe të armatosura aktive në vend. Bashkë me të, si zëvendëspresident në krye të vendit do të vijë
Salvador Sánchez Cerén, i datëlindjes 1944, politikan dhe docent mjaft i zoti.
Presidenti
Mauricio Funes mundi Rodrigo Avilan, njeriu tek i cili kishte besuar partia e së djathtës, Arena, prej njëzet vjetësh në pushtet. Funes, 49 vjeç, ish-korrespondent i CNN dhe ka arritur të marrë 51.3% kundrejt 48.7% nga kundërshtari i tij Avila
1961, grushti i shtetit
Grushti i parë i shtetit, pas shumë të tjerëve në vazhdim. Opozita u krijua në vitin 1972
1980, Oscar Romero
Arkipeshkvi Oscar Romero u vra dhe Presidenti i vendit zgjidhet Duarte
1979-1981, skuadronet
Të paktën 30 mijë persona u vranë nga skuadronet e vdekjes
1982, D‘Aubuisson
Zgjedhjet të cilat u bojkotuan nga e majta. Fitoi Roberto D‘Aubuisson, ushtarak i ekstremit të djathtë
1991, FMLN
FMLN u njoh si parti. Në vitin 1993 qeveria miratoi amnistinë për abuzimet për të drejtat njerëzore