E Diel, 1 Nëntor 2026

Moza: Më kafshoi në faqe: Adi sqarohet para banorëve

Adi ka kërkuar të sqarojë pozicionin e tij në prani të të gjithë banorëve, në lidhje me "incidentin" e pretenduar nga Mimoza dhe fjalët e thëna prej Aidës mbi këtë çështje. Pak ditë më parë, Adi kafshoi në faqe Mozën, e cila e shqetësuar ua interpretoi vajzave këtë fakt si një "ngacmim seksual"

Adi sqarohet në prani të banorëve

Disa ditë më parë, Mimoza u ka treguar vajzave se Adi e ka kafshuar në faqe, në një mënyrë që asaj nuk i është dukur aspak shoqërore dhe që atë e ka bërë të ndihet shumë keq. Në mbrojtje të përshtypjes së saj ajo ka sjellë si argument se Adi kishte jashtë një të dashur 25-vjeçare, diferencë e vogël vitesh me moshën e saj, gjë që mund të përligjte faktin se ai mund ta kishte "ngacmuar seksualisht" atë, pra se po e shihte si femër dhe jo si një motër të vogël. Adi i ka thënë Mimozës, para gjithë të tjerëve, që ai atë ishte munduar ta mbante gjithmonë pranë, si shok e si mik, që ta mbronte dhe që të ndryshonte imazhin e saj të përgjumur në sytë e të tjerëve. Qetsori ka ndërhyrë duke thënë se ai, personalisht, nuk kishte vënë re asnjë qëllim apo veprim të tillë tek Adi. Ai shtoi gjithashtu se të gjithë e kishin vënë re që Adi mundohej ta mbronte gjithmonë Mimozën. Adi ka thënë se e gjithë kjo e bënte të ndihej i ofenduar dhe i sulmuar. "Unë kam qenë i pari këtu - ka thënë Adi, - që kam thënë se duhet të bëjmë lojë, por me dinjitetin e tjetrit nuk duhet të luajë askush!". Aida ka thënë se ////////////////nuk ka thënë kurrë që Adi, derisa kishte të dashurën 25 vjeçe, nuk mund ta shihte Mimozën si vajzë të vogël. Ajo ka thënë se ato fjalë kishin dalë nga goja e Mimozës. Ajo ka shtuar se ishte e vërtetë që kishte reaguar keq, por ky reagim nuk ishte i ndryshëm nga ai i Adelajdes apo Bjordit, në momentin që dhe ata e kishin marrë vesh. Në atë moment ka ndërhyrë Adelajda, të cilës pak më parë Adi i ka shprehur keqardhjen që nuk e kishte vënë në dijeni të kësaj gjëje kaq të rëndësishme. Adelajda tha se kur Mimoza i kishte thënë që Adi e kishte kafshuar, ajo kishte thënë, fillimisht, se atij duhet t‘i vinte turp e më pas se kjo mund të kishte qenë me shaka e që Mimoza mund ta kishte marrë më keq se ç‘duhej. Por vazhdimi i fjalëve të saj e ka vënë atë përballë Aidës. Ajo ka thënë se në analogji me rastin e Mimozës, Aida kishte sjellë një ngjarje të fëmijërisë së saj, kur daja e shoqes së saj kishte bërë kundrejt saj, një veprim që atë e kishte bërë të ndihej keq. "Ti the që Adi është 40 vjeç, ku ta dimë ne sesi është ai. Nuk është përmbajtur! - i ka thënë ajo Aidës. Po sipas Adeljades, biseda mes vajzave, për Adin, është bërë sikur Adi të ishte vërtet "i tillë". "Mos e dridh muhabetin, Aida, -ka vazhduar ajo, ti në asnjë moment nuk the që Adi është djalë i mirë!". Ajo shtoi, duke iu drejtuar Republikës, se edhe ajo kishte thënë që Adi i kishte bërë një gjest të ngjashëm, duke e kafshuar në kokë, por ajo nuk ia kishte vënë re. Adelajda u rikujtoi vajzave ato çfarë u kishte thënë në dhomë, ditë më parë, se po krijonin një histori të tërë, për një gjë kaq të vogël. "Zoti të gjitha t‘i fal, por mosmirënjohjen jo!"- i ka thënë Adi Mimozës. Ai ka vazhduar duke thënë se ajo e kishte nxjerrë shumë të poshtër, në sytë e të gjithëve.

Adi:"S‘pranoj të cenohem!"

Adi kërkon mendimin e Bjordit në lidhje me debatin e tij me Mimozën. Bjordi i thotë që ai bëri mirë që i sqaroi gjërat në sy të gjithë banorëve. Sipas Adit, sqarimi ishte i nevojshëm në atë moment, pasi po ta linte për më vonë gjërat mund të keqkuptoheshin dhe më shumë. Ai fillon e diskuton për Adelajdën duke i thënë që një person kur thotë një fjalë duhet të marrë parasysh që mund ta lëndojë tjetrin. Bjordi mundohet të justifikojë sjelljen e Adelajdës duke i thënë që mentaliteti i saj shikon vetëm anën negative të gjërave, por i kupton më vonë, dhe mundohet të sqarohet. Ai thotë për banorët e tjerë që përpiqen ta tregojnë tjetrin sa më keq. Sipas Bjordit, nuk mund t‘i luftosh njerëzit me fjalë, por janë faktet ato që tregojnë të vërtetën. Adi thotë: "Nuk e pranoj të cenohem për diçka që nuk e kam!" Ai thotë që problemi qëndron te Mimoza që e ka ndërtuar situatën gabim, dhe personat e tjerë e kanë shfrytëzuar këtë gjë.

Aida: "E kemi nënvlerësuar Adelën!"

Aida diskuton në lidhje me debatin e saj, me Liritën, Mesidën dhe Mimozën. Sipas saj personat në shtëpi ruhen që të mos krijojnë armiqësi, duke mos e shprehur mendimin e tyre. Ajo diskuton për Adelajdën duke thënë që ajo nuk kishte pse të fliste në emër të saj duke i dhënë diskutimit tjetër ngjyrim. "Paska qenë shumë e zgjuar, e kemi nënvlerësuar!", shton ajo për Adelajdën. Aida thotë që është munduar të justifikojë sjelljet e saj, por mendon që është gabuar. Ajo thotë: "Nepërkë e zezë!" Mesida i thotë: "Paskemi pasur një Zhuljetë të dytë në shtëpi!" Aida thotë që konfliktet që ka pasur, kanë qenë për arsye se ka parë diçka të padrejtë. "Unë kam për ta nxjerrë kush është Adelajda!"-thotë ajo

Mimozës i bën përshtypje sjellja e Adelajdes me Bjordin, sepse sipas saj ata kanë diçka, por ajo nuk e tregon. Ajo thotë që i kishte parë duke u puthur një natë.

Adela: "Më vjen zor nga Adi!"

Adelajda dhe Bjordi qëndrojnë në dhomë dhe diskutojnë për debatin. Adelajda nuk kupton arsyen se pse banorët kapen vetëm me të. Sipas Bjordit ato kapen pasi e shikojnë si më të "dobët". Adelajda i thotë: "Më vjen zor nga Adi, për fjalët që i kam thënë!". Ajo shton se nuk di çfarë t‘i thotë. Mendimi që ka thënë Adelajda për Adin vjen nga mentaliteti i saj i thotë Bjordi. Ai shton: "Shko thuaji vetëm më fal, se jam një budallaqe!" Sipas Adelajdës, Mimoza nuk arrin ta kuptojë kush e do me të vërtetë. Ajo nuk kupton sjelljen e Mesidës në lidhje me të, dhe i thotë që ajo kapet, pasi i pëlqen Bjordi. Adelajda thotë: "Qëndroi afër që të qetësohet Mesida!". Bjordi diskuton për Aidën duke thënë: "Ajo është e keqe, por nuk di si ta demonstroj!"

Mesida: "Adela ka fat që ka Bjordin!"

Argumenti i ditës u kthye debati në lidhje me Adin. Mesida komenton me vajzat sjelljen e Adelës brenda në shtëpi, duke thënë që ajo vepron në atë mënyrë pasi gjen përkrahje te Bjordi. Ajo thotë:-"Ka fat që ka atë në krah!" Mesida i thotë Liritës që afrimi i me saj Bjordin në fillim ka qenë për lojë, pasi donte të shikonte reagimin e Adelajdës. Ajo thotë që nuk e zgjati shumë atë lojë pasi filloi t‘i pëlqente Bjordi. Për Mesidën, Adelajda është një person i padëshirueshëm dhe ajo thotë që nëse nuk del ajo do ta nominojë atë.

"Jeni shumë të ndryshëm!"

Sipas Adit, Adelajda ishte një vajzë shumë e mirë, por nëse do të dinte të tregohej e zgjuar, duhet ta përdorte afrinë me Bjordin edhe për spektakël. Kjo, sipas tij, do t‘i siguronte asaj famën e nevojshme. Ai ka thënë gjithashtu se një lidhje brenda shtëpisë së "Big Brother" do t‘i jepte asaj gjithë vëmendjen e nevojshme të publikut, që do t‘i kishte sytë veç tek ata të dy. Megjithatë, ai ka shtuar se ata të dy, në mentalitet apo në mënyrën sesi mendonin e vepronin, nuk kishin asnjë pikë kontakti me njëri-tjetrin, ishin shumë të ndryshëm.

"E kam kaluar masën!"

Duke biseduar me Adin, Adelajda i ka thënë se afrimiteti dhe miqësia që ajo ka me Bjordin, është shumë e bukur, por ajo e kishte kaluar masën me kontaktin fizik. "Unë i di kufijtë e mi!- ka thënë ajo, -Është sikur kam abuzuar me besimin që më është dhënë kur kam ardhur këtu". Ajo ka shtuar se nuk ishte tipi që të bënte të tilla gjëra dhe nuk i kishte ndodhur asnjëherë të përqafohej apo të përqafonte një shok. Ajo tha gjithashtu se ia kishte bërë Bjordit të qartë këtë dhe njëkohësisht shprehu frikën se gjithçka do të përfundonte duke mos i folur më njëri-tjetrit. Adelajda i ka thënë Adit se që në fillim ajo i kishte kërkuar të mos i afrohej shumë, sepse ajo nuk ishte si vajzat e tjera që nuk e kishin problem, por, sipas saj, ai ngaqë shihte që ajo stepej, i afrohej më shumë. Sipas Adelës, Bjordi ka dashur dhe është përpjekur ta ndryshojë, por problemi nuk qëndronte tek ajo. Sipas saj, tani që ajo i kishte vënë kufij njëherë e mirë, Bjordi do të duronte një a dy ditë, pastaj do të largohej. Ajo, pikërisht këtë, kishte dashur të evitonte, largimin e tij, sepse sipas Adelës, të jesh me 14 të panjohur e të zësh një mik të mirë, nuk është gjë e vogël. Më pas, Adi e ka këshilluar Bjordin të bënte si i kishte thënë Adelajda dhe sipas tij, nuk ishte ndonjë gjë aq e vështirë të ruante miqësinë, pa u puthur e pa u përqafuar.

"Moza nuk është e vogël"

Sori thotë se në debatin që pati Adi me Mozën, nxori dy konkluzione: e para që Lirita nuk i pëlqeu me qëndrimin që mbajti dhe e dyta që Moza nxori se ka shumë të meta në tipin e saj. Ai tregon se ka qenë jashtë kësaj historie dhe nuk mund të vlerësojë se çfarë ka ndodhur por, si spektator, ka vënë re këto gjëra. Sori shton se me mendjen e tij ka bërë krahasimin se si u soll Adelajda me Agonin dhe se si u soll Moza me Adin. Ai thotë se Moza është sjellë shumë keq në atë debat, ndërsa Adela e refuzoi Agonin në një mënyrë të pëlqyeshme dhe të vendosur. Sori mendon se Moza duhet të kishte reaguar në atë moment ose në të kundërt të mos i fuste të gjitha vajzat në debatin e mëvonshëm. Adelajda komenton sjelljen e Mozës dhe thotë se dhe asaj nuk i pëlqeu. Ajo thotë se nëse Adi do ia kishte bërë asaj, do kishte reaguar shumë keq, ndërsa sjelljen e Mozës ajo e justifikon, sepse është e vogël. Si Sori dhe Dritani, e kundërshtojnë, pasi Moza nuk është e vogël; ajo është një konkurrente e tyre dhe kjo e bën të barabartë me të tjerët dhe sjellja e saj duhet të jetë e një të rrituri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›