Han, “gjeli kuqezi” dështon me Poloninë

Shqipëria e Ari Hanit u shfaq shumë e zbehtë dhe pa forcë në miqësoren e humbur mininalisht 1-0 me Poloninë në Reutlingen të Gjermanisë. Një humbje identike me atë të 29 majit të vitit 2005 në Szecin të Polonisë, ku dhe atëhere humbëm po 1-0 dhe më një gol të minutës së tretë nga ana e kapitenit polak Zuravski. Humbja e katërt 1-0 me Poloninë, ku ndaj në 11 përballje kemi mundur të fitojmë vetëm një herë, para 38 vjetësh me rezultatin 2-0.
Fitorja 3-1 me modestët zviceranë të Shafhauezenit nuk i motivoi sa duhet kuqezinjtë, të cilët u shfaqën përpos ndërhyrjeve të ashpra të formacionit polak, aspak agresivë në fazën sulmuese. Dyshja Bogdani-Salihi nuk prodhoi asgjë në 45 minutat e para. Ish-sulmuesi i Livornos vuan ende pasojat e krizës së shënimit të golit, ndërsa Salihi i SV Ried, përvec ndonjë përpjekje sporadike nuk e rrezikoi asnjë herë portën.
Një kronikë e varfër në të parën, përvec një silure të largët të Canës në minutën e 9-të, për më tepër një trill i kapitenit të Olimpikut të Marsejës.
Me Dallkun e Currin në zëmër të mbrojtjes, Kristi Vangjelin e Andi Lilën në krahë, reparti difensiv u kap në befasi qyshë në minutën e tretë. Polakët ekzekutuan një rivënie të gjatë loje anësore nga e djathta, kapiteni i Polonisë, Zyravski e mbrojti mirë topin brenda zonës së vogël, shmangu mbulimin e Armend Dallkut e Debatik Currit në qendër të mbrojtjes, dhe me një gjuajtje cinike e rrëshqet topin poshtë këmbëve të Isli Hidit. 1-0, dhe përsëritet historia e përballjes së majit të vitit 2005, kur pësuam gol qysh në minutën e tretë. Dallku, një dështim në qendër të mbrojtjes.
Edhe prania e Kapllanit në pjesën e dytë nuk solli agresivitetin e dëshiruar, ndërkohë që Jahmir Hyka bëri gjërat më të mira në një takim thuajse të dështuar për Shqipërinë. Në 90 minuta lojë mund të mburemi vetëm me një tregues: goditjet nga këndi, 3-1 për Shqipërinë.
NDESHJA
1' Nis takimi në Reutlingen, dhe pamjet televizive japin një grup të madh tifozësh shqiptarë, por edhe një poster gjigand me foton e presindentit të ndierë të Top-Channel, Dritan Hoxha, të ndarë nga jeta nga një aksident automobilistik. "Faliminderit Tani".
3' Polakët ekzekutuan një rivënie të gjatë loje anësore nga e djathta, kapiteni i Polonisë, Zyravski e mbrojti mirë topin brenda zonës së vogël, shmangu mbulimin e Armend Dallkut e Debatik Currit në qendër të mbrojtjes, dhe me një gjuajtje cinike e rrëshqet topin poshtë këmbëve të Isli Hidit. 1-0, dhe përsëritet historia e përballjes së majit të vitit 2005, kur pësuam gol qysh në minutën e tretë. Dallku, një dështim në qendër të mbrojtjes.
9' Lorik Cana gjuajti nga një distancë e largët, por topi i goditur nga kapiteni i Olimpikut të Marsejës përfundoi mbi shtyllë. Një gjuajtje për të ngrohur.
10' Kurzinovek lëshoi një silurë të fuqishme nga 25 metra, topi pranë shtyllës pingule të portës së mbrojtur nga Hidi.
13' Shqipëria pati një rast të mirë, Lorik Cana dha një asist për Salihin, por "Inzagi" shqiptar, Hamdi Salihi jo vetëm që nuk arrin të shënojë, por kapet në pozicion jashtë loje.
16' Guerero me një mundësi të artë për dyfishimin e rezultatit për Poloninë. Zurvaski dha një asist nga e djathta e sulimit polak, por lojtari i Legias së Varshavës, nuk arriti ta shtyjë topin në rrjetë.
20' Minuta të mira të Shqipërisë, më kërkuese. 22-vjecari Kristi Vangjeli ndërmori disa inkursione nga e majta e mesfushës shqiptare, por pa konkretzim. Dallohet edhe një lojë e ashpër e Polonisë.
25' Ndërhyrje e gabuar ndaj Salihit. Sulmuesi i SV Ried, legjionari më prodhimtar gjatë këtij edicioni dëmtohet në kavilje. E tëpërt nga polakët.
30' Lojë e rëndë e formacionit të Leo Behaker. Faull i tyre ndaj kapitenit të Besës, Andi Lila.
33' Polonia luan shumë e tërhequr pas, duke aplikuar një skemë difensive, ndoshta atë që do të përdorë edhe në finalet e Euro 2008.
35' Paqartësi në sulm për Shqipërinë, Salihi e Bogdani nuk arrijën të gjejnë ritmin dhe kombinacionet.
37' Shumë të ashpër polakët. Harrojnë që flitet më shumë për një miqësore. Levandovski ndërhyn keq ndaj Lorik Canës. Një zot i merr vesh pse luajnë kështu.
38' Kristi Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë. E ashpër ndërhyrja e mbrojtësit të Arisit të Selanikut.
40' Polonia shënon gol, por në pozicion jashtë loje. Shumë të corientuar në mbrojtje. Test i dështuar në repartin difensiv. Duhet një si Nevil Dede.
44' Ekipi ynë vuan nga organizimi i lojës. Mungojnë hapjet në krahë. Edhe pse Klodian Duro impenjohet, Altin Lala ndihet shumë i lodhur, ndërsa Ervin Skela pak duket. Madje, fantazisti i Energi Kotbus nuk ka shfaqur asgjë nga potenciali i tij.
46' Gjyqtari gjerman Knut Kirsher jep sinjalin për fillimin e 45-minutave të dyta. Trajneri Han bën tre ndërrime: Klodian Duro i lë vendin Edmond Kapllanit, Andi Lila i lë vendin Endri Vrapit, Bogdani i lë vendin Jahmir Hyka. Tani sulmi shqiptar përbëhet nga Salihi-Kapllani.
48' Me fat Shqipëria. Pas një goditje dënimi për polakët, topi harkohet në zonë, Hidi grushton, por sfera mbërrti te një lojtar tjetër polak në afërsi të zonës, i cili godet fuqishëm shtyllën. Minuta 3 qënka tersi i Shqipërisë.
55' Kapllani i freskët kryen disa veprime të shpejta, duke i dhënë frymëmarrje ofensivës kuqezi.
56' Ekzekutohet goditja e parë nga këndi. Dhe kjo u takon polakëve.
59' Vertikalizm i Ervin Skelës, Salihi udhëheq topin në thellësi, por sulmuesi që shënoi golin e parë kundër Shafhauzenit, gjuan në rrjetën e jashtëme.
60' Kapllani fiton goditjen e parë nga këndi për Shqipërinë. 1-1 numri i goditjeve.
61' Jahmir Hyka ndërmer një inkursion të bukur nga e djathta e sulmit, harkoi në zonë për Salihin, por sulmuesi i SV Ried, gjuan në mbi tra. Veprim i bukur i mesfushorit të Tiranës, i cili ndiqet nga menaxherë nga Dinamo e Zagrebit. Oto Baric ka bërë punën e vet.
63' Hyka fiton një goditje të lirë. Skela harkoi në zonë, por askush nga lojtarët tanë nuk e shfrytëzon topin.
65' Pas një goditje të lirë të ekzekutuar nga Skela, portieri Fabianski e devijon në goditje këndi. Pa rrezik për kundërshtarët tanë. Gjithsesi, interval i mirë për Shqipërinë.
70' Hyka jep me zgjuarsi për Kapllani, por topi ishte më i fortë sec duhej për sulmuesin e Karlsuhes.
71' Ervin Bulku zëvëndëson Altin Lalën. Shiriti i kapitenit kalon te Lorik Cana.
73' Demtohet Dallku e Smolarek. Ndërpritet loja. Të dy lojtarët ndëshkohen me kartonë të verdhë.
77' Dallku godet, Fabianski e devijon në goditje këndi. 3-1 numri i tyre për Shqipërinë.
80' Dorian Bylykbashi hyn në vend të Hamid Salihit. Bylykbashi luan në Ukrainë me Krivbasin.
83' Smolarek shumë i shpejtë nga krahu i djathtë i sulmit polak, futet në afërsi të zonës, gjuan nga 18 metra, por Hidi tregon reflekset e një portieri që luan me meritë jashtë Shqipërisë.
90' Ervin Bulku pason për Bylykbashin në fundoren e djathtë të sulmit tonë, fantazisti hedh topin në zonë për Kapllanin, por Fabianski zotëron topin.
90' Mbyllet takimi. Polonia fiton 1-0, ashtu si në vitin 2005. Shqipëria e Ari Hanit tregoi shumë pak. Baric, të paktën ishte më agresiv, fitoi miqësoren e parë me Maltën 3-0.