E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-19, Shqiperia humbet 2-0 me Kroacine

Shqipëria U-19 e mbylli aventurën e saj në Elite Round dhe gjithashtu në Kampionatin Europian në mënyrë identike edhe me ndeshjen hapëse: një humbje 2-0. Kësaj radhe me Kroacinë.
Për ta bërë më të plotë ngjashmërinë me humbjen 2-0 me Gjermaninë në ditën e parë, edhe Kroacia ashtu si formacioni i Horst Hrubesh, humbi një penallti kundër ekipit të Ramadan Shehut.
Kroacia shënoi nga një gol në cdo pjesë: 10' dhe 64', me penalltinë e humbur në minutën e 20-të. Gjermania fitoi 5-2 me Sllovakinë dhe siguroi në vend në finalet e Kampionatit Europian U-19, finalet e të cilit do të luhen në Ceki.
Kështu në tri ndeshje kombëtarja shqiptare U-19, morri vetëm një barazim me Sllovakinë (2-2, gola te Metanit e Mustafaj) dhe dy humbje: të dyja 2-0 me Gjermaninë e Kroacinë, duke u renditur e fundit me një pikë.
Gjithsesi, nga eliminatoret e Kampionatit Europian, Shqipëria largohet me një kujtim të bukur, madje domethënës: mundi dhe eliminoi Serbinë në paraeliminatoret e zhvilluara në Spanjë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›