HIV, si infektohen nga virusi
Ajo qe ekspertet kane arritur te zbulojne dhe te flasin me baza te forta deri me tani eshte per menyrat se si transmetohet virusi. Sipas te dhenave rezulton se kater jane menyrat kryesore per tu infektuar me HIV. Ajo qe mbetet me e perhapura jane marredheniet seksuale. "Duke pasur marredhenie seksuale vaginal dhe anale pa perdorim te kondomit me dike qe eshte i/e infektuar me HIV mbetet menyra me e perhapur deri me sot ne vendin tone" pohojne specialistet e ISHP-se. Por menyra te tjera jane edhe marrja e droges me ane te pajisjeve te injeksioneve qe eshte kontaminuar me gjak te infektuar. Pra perdorimi i te njejtit mjet (shiringe) qe ka perdorur edhe nje i infektuar. Menyra e trete eshte ajo e vertikale, pra nga nena tek femija. Foshnjat e marrin virusin gjate shtatzenise nga nenat e infektuara me HIV, gjate lindjes apo ushqimit me gji. Por virusi mund te merret dhe me ane te injeksioneve apo edhe transfuzionit te gjakut nga nje person i infektuar. E ndonese eshte folur edhe per forma te ndryshme te marrjes se virusit specialistet e fushes sqarojne se HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore si puthjeve ne faqe, prekjeve, perqafimeve, takimi me duar. Po keshtu virusi nuk merret as nga larja ne pishine, nga nevojtoret, enet, luget e pirunet apo ushqimet qe pergatiten nga personi i infektuar me HIV.