E Diel, 1 Nëntor 2026

Une zbrisja shkallet, tullat dhe suvaja me ndiqnin"

Gjirokaster- Banoret e mbijetuar ne pallatin qe u shemb kane perjetuar caste tmerri. Ne panik disa prej tyre kane arritur te dalin para se te rrezohej, kurse te tjeret kane shpetuar per mrekulli. Sokrat Papadhopulli njeri prej banoreve te pallatit, thote se ne ato momente ishte brenda apartamentit te tij, nderkohe qe ndjeu nje shperthim te furishem. "Degjova qe copeza tulla dhe llaci po fluturonin nga te gjitha anet dhe renda te dilja jashte", tregon ai. Per fat ka arritur te zbriste nga shkallet, nderkohe qe ne te gjitha krahet u perhap nje tymnaje e madhe pluhuri. "Nderkohe qe rendja nga shkallet me kujtohet se nga pas binin copeza suvaje dhe tullash", thote ai i perfshire ende nga ankthi i kesaj ngjarje. "Sapo mora vesh qe u rrezua nje pallat ne lagjen "11 Janari", renda me vrap, thote Selami Mene. Ne kete pallat ai kishte familjen e vellait. "U tmerrova kur pashe se pjesa me e madhe e pallatit ishte shembur" vijon ai. Nderkohe qe mes frikes dhe panikut ka nisur te kerkoj familjaret ne apartamentin e mbuluar nga rrenojat. Nderkohe shembja e pallatit ka krijuar frike dhe panik edhe tek apartamentet afer tij. "Ne mes te dites degjuam nje lekundje te forte termeti", thone banoret e pallateve ngjitur. Te terrorizuar ata kane dale menjehere jashte nderkohe qe gjithandej ishte perhapur nje re e madhe tymi.

B.K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›