E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani mund te filloje shpejt stervitjen ne Kamez

Duket se marreveshja e arritur mes presidentit Duka dhe perfaqesise se klubeve te futbollin tone ka sjelle serish kohen e bukur ne marredheniet Duka-Xhani. Pas perjashtimit nga Kompleksi i Ekipeve Kombetare ne Kamez, menjehere sapo eshte mesuar perfshirja e Xhanit ne te ashtuquajturen G6, Partizani i ka kryer te gjitha stervitjet e ketij fund-marsi ne fushat e baltosura te kompleksit te tij. Por dje, duket se rrota e fatit vendosi te rrotullohej ne favor te grupit te kuq. Partizani ka shkuar qorrazi ne Kamez, e ka gjetur deren e hapur, por jo fushat qe ishin te zena nga skuadra te tjera, megjithate, dje ne kampin e kuq kjo u cilesua si nje fitore e madhe, pasi tani skuadra e Likes mund te stervitet aty, duke i thene he per he lamtumire lluces.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›