Han, trajneri i tretë kundër Suedisë

Han është trajneri i tretë i përfaqësueses sonë, që përballet me Suedinë pas Shyqyri Rrelit (2 herë) e gjermanit Hans Peter Brigel (1). Për trajnerin e gjashtë të huaj dhe të 19-tin në historinë 61-vjecare të kombëtares sonë, holandezin Ari Han (240 mijë euro kontratë, plus shpërblimeve speciale për pikë të fituara), kjo është ndeshja e parë zyrtare.
Han ka drejtuar në dy ndeshje miqësore: me Poloninë (e humbur 0-1 në Reutligen të Gjermanisë) e Lihtenshtejnin (të fituar 2-0 në Tiranë).
Me Suedinë
05.11.1988/ Tr. Shyqyri Rreli
Shqipëri-Suedi 1-2 (El.Kupa e Botës)
08.10.1989/ Tr.: Shyqyri Rreli
Suedi-Shqipëri 3-1 (El.Kupa e Botës)
18.02.2004/ Tr.: Hans P.Brigel
Shqipëri-Suedi 2-1 (Miqësore)
Bilanci: 3 takime; 1 fitore, 0 barazim, 2 humbje
06.09.2009/Tr.Ari Han
Shqiperi-Suedi (El.Kupa e Botes, per t'u luajtur)