E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistikat me kundërshtarët tanë në Grupin I

PORTUGALIA - Tri janë ballafaqimet e deritanishme: 2 zyrtare (3-0, 2-0) dhe një miqësore (5-3). Në kujtesë ka mbetur një fakt i hidhur: Neptun Bajko dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Kombëtares shqiptare pikërisht pas humbjes 3-0 në "Qemal Stafa", më 9 tetor 2006, ku ish-trajneri i Partizanit, e ndjeu veten të tradhëtuar nga lojtarët e tij. Edhe Astrit Hafizi dështoi në ballafaqimin e dytë duke humbur 2-0 në Lisbonë. Në ballafaqimin e tretë në bankinë ishte Hans Peter Brigeli.
DANIMARKA – Legjenda e madhe e trajningut shqiptar, Loro Borici, është tekniku i parë shqiptar që është përballur me Danimarkën: humbëm 4-0, më 29 qershor 1963. Ndeshja e kthimit, katër muaj më pas, rezultoi një kryevepër e jo e tij, por e Zuber Koncit, i cili ka regjistruar edhe fitoren e vetem kundër danezëve (1-0) me golin e legjendës shqiptare Panajot Pano. Në katër të tjerat kemi pësuar humbje. Për eliminatoret e Kupës së Botës 1994: 4-0 Shqipëri 4-0 dhe 1-0 në stolin kuqezi ka qenë, Bejkush Birce. Ndërsa për eliminatoret e Kupës së Botës 2006: humbëm 2-0 dhe 3-1 nën drejtimin e Hans Peter Brigelit.
HUNGARIA – Takimi i parë kundër tyre është zhvilluar 51 vjet më parë, më 20 gusht 1947, ku pësuam një humbje të pastër 3-0 për Kampionatin e Europës Qëndrore, kur përfaqësuesja jonë drejtohej nga Ljubosha Brocic. Ndeshja e kthimit (23.05.1948) prodhoi një barazim 0-0. Në bankinën kuqezi ishte trajneri Adem Karapici. Ballafaqimi i tretë dhe i fundit regjistroi edhe humbjen më të thellë të Shqipërisë në një ndeshje ndërkombëtare: 12-0, më 24 shtator 1950.
MALTA - Kundër kësaj skuadre kemi dhe statitistikat që peshojnë nga ana jonë: 3 fitore në pesë ballafaqime. Katër trajnerë shqiptarë: Bajko, Hafizi, Zhega (2 herë) dhe i fundit Baric janë ndeshur kundër skuadrës ishullore. Teorikisht ekipi më i dobët i grupit tonë, ndaj të cilit kemi fituar edhe në miqësoren e fundit: 3-0, më 22 gusht 2007.
Shqipëria me ekipet e grupit 1
Me Portugalinë
09.10.1996/ Tr.: Neptun Bajko
Shqipëri-Portugalia 0-3 (El. Kamp.Europian)
07.06.1997/ Tr.: Astrit Hafizi
Portugalia-Shqipëri 2-0 (El. Kamp.Europian)
11.10.2003/ Tr.: Hans P.Brigel
Portugali-Shqipëri 5-3 (Miqësore)
Bilanci: 3 takime; 0 fitore, 0 barazim, 3 humbje
Me Suedinë
05.11.1988/ Tr. Shyqyri Rreli
Shqipëri-Suedi 1-2 (El.Kupa e Botës)
08.10.1989/ Tr.: Shyqyri Rreli
Suedi-Shqipëri 3-1 (El.Kupa e Botës)
18.02.2004/ Tr.: Hans P.Brigel
Shqipëri-Suedi 2-1 (Miqësore)
Bilanci: 3 takime; 1 fitore, 0 barazim, 2 humbje
Me Danimarkën
29.06.1963/ Tr.: Loro Borici
Danimarkë-Shqipëri 4-0 (El. Kamp.Europian)
30.10.1963/ Tr.: Zyber Konci
Shqipëri-Danimarkë 1-0 (El. Kamp.Europian)
02.06.1993/ Tr.: Bejkush Birce
Danimarkë-Shqipëri 4-0 (El. Kupa e Botës)
08.09.1993/ Tr.: Bejkush Birce
Shqipëri-Danimarkë 0-1 (El. Kupa e Botës)
09.10.2004 / Tr.: Hans P.Brigel
Shqipëri-Danimarkë 0-2 (El. Kupa e Botës)
08.06.2005/ Tr.: Hans P.Brigel
Danimarkë-Shqipëri 3-1 (El. Kupa e Botës)
Bilanci: 6 takime; 1 fitore, 0 barazime, 5 humbje
Me Hungarinë
20.08.1947/ Tr.: Ljubisha Broshic
Hungari-Shqipëri 3-0 (Kam. Europës Qëndrore)
23.05.1948/ Tr.: Adem Karapici
Shqipëri-Hungari 0-0 (Kam. Europës Qëndrore)
24.09.1950: Tr.: Ludovik Jakova
Hungari-Shqipëri 12-0 (Miqësore)
Bilanci: 3 takime; 0 fitore, 1 barazim, 2 humbje
Me Maltën
16.08.1995/ Tr.: Neptun Bajko
Maltë-Shqipëri 2-1 (Miqësore)
06.02.1998/ Tr.: Astrit Hafizi
Maltë-Shqipëri 1-1 (Kupa Rothmans)
10.02.2000/ Tr.: Medin Zhega
Maltë-Shqipëri 0-1 (Kupa Rothmans)
15.11.2000/ Tr. Medin Zhega
Shqipëri-Maltë 3-0 (Miqësore)
22.08.2007/ Tr.: Oto Baric
Shqipëri-Maltë 3-0 (Miqësore)
Bilanci: 5 takime; 3 fitore, 1 barazim, 1 humbje

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›