E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hana: Autonomia e spitaleve, prioritet i ISKSH-së

“Një nga ndryshimet e propozuara është autonomia e plotë e spitaleve, me qëllim që ata të menaxhohen direkt nga drejtori i spitalit, pra jo nga Ministria e Shëndetësisë, ISKSH, apo Ministria e Financave. Vetë drejtori do të jetë përgjegjës për menaxhimin e fondeve, që i jepen spitalit rajonal, bashkiak, apo Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë", tha Hana.

Rreth zbatimit të kësaj reforme të re, u zhvillua sot në Tiranë konferenca "Kontratat me spitalet, indikatorët e cilësise dhe shkalla e autonomisë". "Këtë vit ka pasur lehtësira për tenderimin e medikamenteve, që janë kryer më shpejt se vitet e tjera. Drejtorët e spitaleve kanë qenë më të interesuar, pasi kanë ndjerë lirshmëri sa i përket të ardhurave dytësore, apo pagave dhe sigurimeve", theksoi Hana.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›