Në fund të dhjetorit jepen titujt e pronësisë në Tiranë
"Deri tani janë dhënë rreth 30 mijë tituj pronësie për personat që nuk kanë dokumenta trualli, ndërsa deri në fund të vitit do të jepen edhe 40 mijë tituj të tjerë, duke mbyll procesin e dhënies së titujve të pronësisë për zonat masive informale në Tiranë", tha drejtori Agjensisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) për Tiranën, Agim Berisha.
Sipas tij, i gjithë procesi i legalizimit pritet të mbyllet në fund të vitit 2010. "Po punohet në të gjitha fazat nga ekspertët tanë për dixhitalizimin e matjeve, përgatitjen e dokumentacionit për çdo dosje, dhënien e lejeve të legalizimit dhe më pas, regjistrimin në hipotekë", deklaroi ai.