E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi pret delegacionin kinezë: Bashkëpunim në bujqësi

Kreu i shtetit vlerësoi konsolidimin e bashkëpunimit ndërshtetëror bilateral, që konstatohet në të gjitha fushat.

 "Niveli aktual i marrëdhënieve dhe miqësisë tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë miq ka krijuar tërë premisat për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve reciproke, si dhe zgjerimin e tyre në të ardhmen", nënvizoi Presidenti Topi.

Në këtë kontekst, bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin në fushën e bujqësisë midis dy vendeve, ku përmendën programet e trajnimit të financuara nga pala kineze në fusha të tilla si menaxhimi i bujqësisë, zhvillimi rural, etj. Në vijim, Presidenti Topi duke u ndalur tek bujqësia dhe agrikultura, shprehu interesin e palës shqiptare për përgatitjen më profesionale të specialistëve në drejtim të zhvillimit rural dhe të rritjes së bashkëpunimit mes institucioneve kërkimore-shkencore.

Nga ana e tij, kryetari i Delegacionit Parlamentar të Komisionit të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale të Kinës, Sun Uen-sheng, shprehu vullnetin për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe interesimin për vijueshmërinë e tyre në të ardhmen në të gjitha fushat. Sun Uen-sheng vlerësoi shtimin e kontakteve dhe bashkëpunimin e komisioneve përkatëse të Asembleve respektive, duke nënvizuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave pozitive, rritjes së njohjeve dhe zgjerimit e thellimit të marrëdhënieve ekonomike në të gjithë sektorët.

Ecuria e shkëmbimeve tregtare me Kinën ka një tendencë pozitive në vitet e fundit. Eksportet shqiptare drejt Kinës për vitin 2008 janë rritur gati dyfish në raport me vitin 2006.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›