Hana Me ligjin e ri pacientet do ta zgjedhin vete spitalin
Gjithcka do te varet nga kontratat qe ISKSH do te lidhe per tu ofruar keto paketa sherbimesh. Ne nje deklarate per mediat drejtoresha e ISKSH-se Elvana Hana sqaroi se cfare do perfitojne pacientet nga ligji i ri. Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor tashme ka kompetencen te hartoje paketat baze te sherbimeve per pacientet te cilat nuk do te ofrohen vetem ne 12 spitalet rajonale publike te vendit. Tani ne do te negociojme paketa te mirepercaktuara te cilat do te jene te detajuara dhe pacientet do ti marrin vertet si sherbime tha Hana. Sipas saj keto paketa do te perfshijne vizitat ekzaminimet dhe trajtimet mjeksore. Sot ka nje pakete te percaktuar ne sherbimin paresor por do te kete edhe ne sherbimin spitalor. Do te dihet saktesisht cfare do te marre pacienti sa do te kushtoje sa do te jape ISKSH cilat jane kostot reale cfare medikamentesh merr pacienti etj. Ne presim nje realitet tjeter me implementimin e ketij ligji tha Hana. Ajo e quajti risi perfshirjen e insitucioneve private per dhenien e ketyre sherbimeve shendetesore te cilat duhet te plotesojne disa kritere. Ne jemi te gatshem qe te njejtin sherbim ta japim dhe ne privat sepse ne do te mbulojme po te njejten popullate por duke u bazuar ne zgjedhjen e lire te saj zgjedh publikun apo privatin dhe do te paguaje te njejten shume. Pjesa e akreditimit eshte shume e rendesishme pjesa e plotesimit te kushteve dhe standardeve qe do te kerkohen nga Ministria e Shendetesise eshte gjithashtu shume e rendesishme tha drejtoresha e ISKSH-se. Do te kete kritere te forta ne perzgjedhjen e sherbimeve te kontraktuara ne privat. Keto sherbime do te kontraktohen vetem pas akreditimit te dhenesve te sherbimit. Ato do te parashikohen ne legjislacionin mbeshtetes pas kalimit te ligjit ne parlament. Aty jane parashikuar elemente te vecanta. Pjesa e akreditimit eshte shume e rendesishme pjesa e plotesimit te kushteve dhe standaredeve qe do te kerkohen nga MSH eshte gjithashtu shume e rendesishme dhe keto do te kontrollohen qe te jene jo vetem ne momentin e licensimit dhe lidhjes se kontrates por do te kete nje proces te rrepte monitorimi dhe kontrolli edhe pas kontraktimit kontroll i cili do te jete ne vazhdimesi. Drejtoresha e ISKSH-se shtoi se do te krijohet regjistri i ri i dhenesve private te sherbimit nderkohe qe do te jete Keshilli Administrativ i cili do te miratoje metodat dhe kriteret e kontraktimit per dhenesit e sherbimeve shendetesore duke stimuluar aksesin e sherbimeve efektivitetin e kostos se tyre dhe rritjen e cilesise se sherbimeve ndaj popullates.
Ligji i ri
Paketa e sherbimeve te sigurimit te detyrueshem
1. Sigurimi i detyrueshem duhet te financoje paketat e sherbimeve te sigurimit te detyrueshem qe permbajne
a Vizitat ekzaminimet dhe trajtimet mjekesore ne qendrat e kujdesit shendetesor paresor publik dhe ne spitalet publike.
b Vizitat ekzaminimet dhe trajtimet mjekesore ne dhenes privat te kujdesit paresor dhe spitale private ne ate mase per te cilen eshte rene dakord me Fondin.
c Barnat produkte dhe trajtime mjekesore nga dhenes te kontraktuar sherbimesh shendetesore.
2. Paketat e sherbimeve te sigurimit te detyrueshem hartohen duke percaktuar
a Vizitat ekzaminimet dhe trajtimet mjekesore ne qendrat shendetesore te kujdesit paresor dhe spitalet publike te cilat paguhen per kete sherbim nga sigurimi i detyrueshem.
b Listen e barnave te rimbursueshme si dhe masen e mbulimit te barnave te saj. Struktura e listes se barnave percaktohet ne baze te listes se barnave themelore sipas klasifikimit INN principit aktiv te barit te percaktuar nga OBSH si dhe ne mbulimin e alternatives me te lire.
c Listen e pajisjeve mjekesore si dhe masen e mbulimit te tyre.
Masa e kontributit
Kontributi per tu paguar per sigurimin social shendetesor eshte 34 tre presje kater per qind te bazes se vleresueshme sic percaktohet ne nenin 35 te ketij ligji.
Per te punesuarit kontributet paguhen ne masen 50 nga punedhenesi dhe ne masen 50 nga i punesuari
Regjitrimi
Identifikimi i personave te siguruar si dhe pajisja e tyre me numrin personal te sigurimit. Do te ngrihet nje sistem i cili do te evidentoje numrin e popullsise ekonomikisht jo aktive duke percaktuar saktesisht masen e kontributeve qe shteti paguan per ta.
Paketa Baze
Sherbimi shendetesor do te ofrohet duke u mbeshtetur ne nje pakete baze te sherbimeve te cilat do te mbulohen nga shteti dhe mbi te do te lejohen sigurimet suplementare e private.
ZIRINA LLAMBRO