E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sukaj nenshkruan me Vllaznine

Lajmi eshte konfirmuar nga klubi por edhe vete lojtari i cili eshte shprehur se ndihet i kenaqur qe u rikthye te ish-skuadra e tij. Kisha nevoje per mbeshtetje dhe ketu e kam te pakufishme pasi me njohin te gjithe. Kam dy muaj qe nuk luaj futboll pasi kam pasur probleme te klubi im ndaj me duhet pak kohe qe ta rimarr veten. Kam firmosur per vetem 6 muaj pasi pikesynimi im eshte qe te gjej se shpejti nje skuader jashte Shqiperise ka pohuar Sukaj. Sulmuesi eshte blerja e dyte e Vllaznise ne kete merkato te janarit pas marrjes edhe nga Shkumbini te mesfushorit energjik Bledar Hodo. Tashme me Sinanin ne sulm Sukaj pritet ti jape nje tjeter shkendije ketij reparti dhe te shtoje edhe me shume luften per titull ne Superiore. Persa i perket kesaj ai beson se mund te arrijne qe te fitojne. Te gjithe jane te fokusuar te Skenderbeu e Flamurtari por une them se keto dy skuadra do te merren aq shume me njera-tjetren sa do na lejojne neve qe te perfitojme. Nuk u trembemi aspak ndaj do bejme me te miren deri ne fund ka pohuar sulmuesi kuqeblu. Nderkaq Sukaj ka nje deshire te vecante duke luajtur te Vllaznia te arrije serish Kombetaren. Po eshte synimi im me i madh. Besoj se Shkodra mund te ma jape kete gje pasi ketu do gjej qetesine e duhur per tu kthyer ne ditet e mia me te mira. Aktualisht nuk me ka ardhur ende kartoni nga Kroacia por mendoj se per kete nuk do te kem probleme ka perfunduar lojtari.

Leonard Karaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›