E Diel, 1 Nëntor 2026

Hana: Spitalet në gjendje të mjerueshme, Gjirokastra pa mjekë

Shumë spitale në vend nuk janë efiçente. Disa prej tyre nuk i ofrojnë si duhet shërbimet, kanë mungesë të theksuar të personelit, ndërkohë që në disa prej tyre në nivel bashkie, mungojnë sallat e kirurgjisë. Kjo ka qenë deklarata e drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve

të kujdesit shëndetësor, Elvana Hana. Pas një studimi të hollësishëm në terren të specialistëve të ISKSH-së, është vënë re se në spitalin e Tepelenës, nuk funksionon salla e kirurgjisë pasi mungon personeli, ndërkohë që në Gjirokastër, sallat janë të amortizuara dhe mungojnë investimet. "Rezultatet janë në fakt shokante, në një këndvështrim spitalet, dhe siç pritej në fakt, janë joefiçente në pjesën më të madhe të tyre, sidomos spitalet bashkiake, që kanë statusin e spitaleve, në të vërtetë ofrojnë shërbime si në qendrat e parësorit, bile nganjëherë dhe këto me mangësira, mungon personeli i kirurgjisë", thotë Elvana Hana, drejtoreshë e ISKSH-së. Ndërkohë Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, propozon tre opsione për përmirësimin e kushteve në spitale. "Një nga opsionet është fuqizimi i spitaleve rajonale, qoftë me shërbime qoftë dhe me pajisje, dhe një opsion tjetër është, disa spitale bashkiake, të cilat janë joefiçente të kthehen në qendra të parësorit, apo qendra të emergjencës", tha Hana. Këto propozime do të paraqiten taskforcës të kryesuar nga kryeministri Sali Berisha, e cila merret me evidentimin  e problemeve të sistemit shëndetësor.

Last Updated on E Enjte, 20 Maj 2010 20:50

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›