Eurogrup: Tregjet janë iracionale
se duhet ndërhyrë në treg. Por në ditën e enjte, Kina tha se kriza e euros, që u ndez akoma më shumë nag vendimi gjerman kundër spekulatorëve, ka rritur së tepërmi paqartësitë globale dhe ka nxjerrë në dritë edhe brishtësinë e tregjeve të aksioneve. Në ditën e mërkurë, vendimet rregullatore në Gjermani, ndikuan në rënien e vlerës së euros. Për më tepër monedha e përbashkët preku nivelin më të ulët 4 vjeçar pas ripërtëritjes së shqetësimeve të tregjet, se masat e ashpra që duhet të zbatojnë qeveritë e Eurozonës do të ndikojnë në masën e rritjes ekonomike të këtij rajoni. Ndërkohë Jean-Claude Juncker, kryetar i grupit të ministrave të Financave të eurozonës, lidhi dobësimin e euros me frikën e investitorëve se masat e rrepta financiare do të ndikojnë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Europë. Në këtë muaj shqetësimet për ekonominë europiane kanë zhvlerësuar monedhën e përbashkët me 7%. Por tregjet po veprojnë në mënyrë të paarsyetuar, tha Juncker në një intervistë për Reuters në Tokio.
Kompanitë evropiane të sigurimeve rrisin fitimet
Kompania e parë në tregun e sigurimeve për Europën në Zhvillim, Vienna Insurance Group, raportoi një rritje me 10% të fitimit përpara taksave për tremujorin e parë të vitit. Rritja e fitimit u shkaktua nga rritja e premiumeve për sigurimet e jetës si dhe nga rritja e vlerës së aseteve të saj. Në tremujorin e parë fitimi përpara taksave për Vienna Insurance, u rrit në 133.4 milionë euro dhe ndikimin e dha rritja me 8% e premiumeve të sigurimeve të jetës. Kompania deklaroi të enjten se shkaku primar për rritjen e fitimit, ishte rritja me 30% e rezultatit të saj financiar, që regjistroi një zhvlerësim më të vogël të aseteve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009. Ndërkohë mungesa e kërkesës dhe konkurrenca e fortë për sigurimet e automjeteve në Europën Lindore, për shkak të rritjes së papunësisë në këtë rajon dhe ndikim në rritjen e të ardhurave nga premiumet për pronat e patundshme dhe sigurimet e rastësishme, që janë njëkohësisht njësia më e madhe ku sigurohen të ardhurat.
Ekonomia Japonese rritet me 1.2 për qind
Ekonomia e Japonisë u rrit me 1.2% në tremujorin e parë duke tejkaluar rritjen ekonomike të Eurozonës dhe të Shteteve të Bashkuara. Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto japonez, i dedikohet rritjes së konsumit të brendshëm dhe rritjes së fortë të eksporteve në vendet e Azisë, por analistët presin që eksportet të shënojnë rënie në pjesën tjetër të vitit për shkak të përfundimit të subvencioneve qeveritare në vendet e eksportit. Ndërkohë besohet se trazirat në tregjet globale të shkaktuara nga kriza e borxhit europian, do të japë ndikim negativ për të ardhmen e ekonomisë së dytë të botës. Kjo lidhet më shumë me rënien e vlerës së euros dhe rritjen e vlerës së jenit, që do të dëmtojë fitimet e eksportuesve të mëdhenj japonezë, por edhe për shkak të parashikimit për rënie të hapit të rritjes së konsumit në Bashkimin Europian. Rritja në tremujorin e parë në Japoni, është në masën më të madhe në 3 tre-mujorët e fundit.