E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hand I zhgenjyer perparimi ne Shqiperi duhet te ishte me i madh

Intervista me perfaqesuesin e Komitetit te Helsinkit

Njezete vjet pas rihapjes se ambasades amerikane ne Tirane nje prej anetareve te delegacionit te pare zyrtar nga Shtetet e Bashkuara qe shkoi ne Shqiperi ne prag te vendosjes se marredhenieve dhe qe ka vezhguar me pas pothuajse gjitha zgjedhjet ne Shqiperi thote se vendi ka bere perparime shume te medha por mundesite i ka pasur per shume me teper. Keshilltari politik i Komisionit amerikan te Helsinkit Bob Hand thote se e kaluara nuk mund te perdoret me si justifikim se perse Shqiperia nuk mund te perparoje me shpejt.

Le te zhvendosemi 20 vjet me pas ne ditet e sotme. Sot marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise sipas deklaratave te te dyja paleve jane te shkelqyera. Uashingtoni e mbeshteti fuqimisht Shqiperine ne NATO dhe disa thone se pa kete mbeshtetje ndoshta Shqiperia nuk do te ishte sot anetare e aleances. Per Shqiperine interesi eshte i qarte per tu lidhur me shtetin me te fuqishem demokratik dhe ekonomik ne bote. Por per Shtetet e Bashkuara cilat jane interesat ne Shqiperi

Ndoshta ngaqe une punoj per Komisionin e Helsinkit ne jemi pak me idealiste. Ne nuk i shohim marredheniet domosdoshmerish se cfare interesi kemi ne nje vend krahasuar me nje vend tjeter. Ne duam qe te gjitha vendet te jene demokratike ku te sundoje ligji dhe te kryejne reforma politike. Ne duam te jemi pjese e procesit qe con ne permiresimin e marredhenieve midis Shteteve te Bashkuara dhe nje vendi tjeter. shte ne interesin kombetar te kujtdo te kesh sa me shume miq ne bote dhe te behesh me pas vend aleat. Ajo qe e dallon Shqiperine eshte se nga njera ane disa nga sfidat me reformat ishin shume te medha per shkak te se kaluares komuniste por nga ana tjeter deshira shpirti i tyre nuk kishte te krahasuar per tu anetaresuar ne NATO. Shqiperia ishte nder vendet e pakta qe anetaresimin ne NATO e kishte vene mbi anetaresimin ne BE dhe mbante qendrime te forta ne mbeshtetje te Shteteve te Bashkuara. Pra ne vend qe te themi se kemi interesa te ngushta per porte apo per te pasur nje qender ne Ballkan ose dicka te ngjashme disa prej ketyre jane te vlefshme dhe sic e dime Shqiperia kontribuon me trupa ne NATO por mbi te gjitha eshte ajo qe duam te shohim nga gjithe vendet. Ajo qe e beri pervojen e Shqiperise te vecante ishte gatishmeria per te bere ndryshimet qe te futej ne NATO dhe deshira e forte per kete. Me gjithe polarizimin e madh politik ne Shqiperi nje gje qe i bashkon eshte deshira per te pasur marredhenie te mira me Shtetet e Bashkuara dhe per tu anetaresuar ne NATO. Si rezultat i kesaj Shtetet e Bashkuara ne vend te interesave te ngushta iu pergjigjen nje vendi qe synonte aktivisht te behej anetar i NATO-s.

Komisioni amerikan i Helsinkit i ka vezhguar te gjitha zgjedhjet ne Shqiperi ato te pergjithshme dhe ju keni qene vete vezhgues ne te gjitha zgjedhjet me perjashtim te atyre te vitit 2009. Zgjedhjet jane nje nga elementet baze te sistemit demokratik. E gjykuar nga historiku i saj 20-vjecar me zgjedhjet si do ta vleresonit sot demokracine shqiptare

Nese do te krahasoja zgjedhjet e fundit qe une kam vezhguar ato te 2005-s me ato te 1991-shit une kam qene i pranishem ne te gjitha te tjerat midis dhe jam po ashtu ne dijeni te plote te zgjedhjeve te 2009-s nese do ti krahasoja keto permiresimet kane qene shume te medha nuk ka dyshim per kete. Ne vitin 1991 sic mbaj mend fletet e votimit plotesoheshin me shkrim dore kishte shqetesime nese do te kishte flete-votime te mjaftueshme apo nese do te arrinin te shtypeshin te mos flasim pastaj se sa te lira e te drejta mund te ishin ato. Pra sa i takon infrastruktures dhe administrimit baze te zgjedhjeve ka pasur permiresime te medha. Ne nje pervjetor si ky i tanishmi mund te thuash se sa te medha kane qene ndryshimet sa shume jane permiresuar gjerat por nga ana tjeter me duhet te them se 20 vjet jane nje kohe e gjate dhe permiresimet mund te ishin shume me te medha. Vende te tjera kane bere permiresime shume me te medha brenda 10 vjetesh se sa ka bere Shqiperia per 20 vjet per sa u perket zgjedhjeve. Ne vitin 2001 une sugjerova qe ne zgjedhjet parlamentare te mund te merrnin pjese edhe shqiptaret qe jetojne jashte. Vende te tjera edhe ato qe kane kaluar rishtazi ne demokraci e kane bere kete pa rrezikuar procesin. Por tani 10 vjet me pas Shqiperia nuk eshte ende gati dhe i duhet te perqendrohet ne sistemin e numerimit te votave duke i monitoruar ato me video ne menyre qe te ruaje integritetin e procesit. Me gjithe masat qe jane synuar te ndermerren problemet ende vazhdojne per shkak te mungeses se besimit. Dhe ky besim duhet te jete pjese e sistemit elektoral nga te gjitha palet. Pra perparime ka pasur por ato mund te ishin shume me te medha dhe ky eshte zhgenjimi qe une kam tani me Shqiperine se mund te kishte bere me shume si per sa u perket zgjedhjeve ashtu edhe zhvillimeve te tjera demokratike si sundimi i ligjit dhe ceshtjet gjyqesore per te cilat duhet bere shume e shume me teper. Pikerisht ne kete aspekt shqiptaret duhet ta lene te kaluaren pas. Une e kam te veshtire tu jap shqiptareve leksione demokracie pasi une nuk kam perjetuar vuajtjet e tyre nen komunizem. Por ne kete 20-vjecar qe Shqiperia u be demokraci pluraliste eshte formuar nje brez i ri dhe e kaluara nuk mund te perdoret me si justifikim se perse vendi nuk mund te ece me shume. Shqiperia mund te ece shume me shpejt perpara. Nuk ka me konflikte rajonale si ne vitet 90 periudha komuniste ka mbetur shume pas dhe ka ardhur koha qe vendi te reflektoje dhe te perparoje me shpejtesi per zgjedhjet dhe aspektet e tjera te demokracise.

Si vezhgues i hershem i zhvillimeve ne Shqiperi si e shpjegoni kete polarizim kaq te madh mes dy forcave kryesore politike qe duket se eshte ne baze te te gjitha problemeve qe ka kaluar vendi keto 20 vjet

Ka te beje disi me te kaluaren qe permenda. Shume drejtues politike ose te tjere brenda partive edhe pse mund te kete me te rinj ne krye por poshte tyre ka figura qe vijne nga epoka komuniste kane ruajtur ate mentalitet. Edhe pse nuk jane komuniste ne nje fare menyre vazhdon mentaliteti kufizues dhe kjo krijon emocione per ta mungese besimi ndjenje hakmarrjeje dhe kjo ka ndikuar ne tejzgjatjen e kesaj klime thellesisht te polarizuar. Kjo klime ka penguar seriozisht zhvillimin e shoqerise civile ku ose duhet te jesh me njeren ane ose me tjetren dhe nuk mund te jesh ne mes per te miren e vete vendit. Dhe njerez te tille nuk mungojne por aftesia e tyre per te bere dicka eshte shume e kufizuar pasi vete shoqeria eshte polarizuar dhe mbahet e polarizuar kryesisht nga partite politike. Por une jam optimist se brezat e rinj te votuesve do te ngrene zerin do te refuzojne te jene pjese e kesaj klime dhe do te kerkojne ndershmeri nga udheheqesit do te kerkojne te ndertojne nje te ardhme te mire per femijet e tyre dhe te kerkojne pergjegjesi nga udheheqesit dhe jo akuza reciproke sic shohim sot apo protesta rruge dhe problemet e tjera me te cilat ndeshet Shqiperia si korrupsioni.

A mendoni se ka nje element ekonomik ne kete polarizim qe e sheh pushtetin si nje mjet per tu pasuruar me shpejtesi

Po besoj se kjo eshte e vertete. Ne Shqiperi nese je ne pushtet nese je pjese e elites politike ose ke pushtet ne nivel lokal dhe aq me shume ne ate qendror ke shume perfitime qe vijne me postin dhe mundesi per te fituar para padrejtesisht permes kontratave a formave te tjera. Pjese e problemit eshte se atyre qe vijne ne pushtet u pelqejne gjithe keto dhe humbasin ndjenjen e pergjegjesise para popullit shohin avantazhet per vete dhe kur vijne zgjedhjet dhe bashke me to edhe mundesia e humbjes se perfitimeve duke qene se eshte ne natyren njerezore qe nuk te pelqen te kthehesh mbrapsht e te detyrohesh te gjesh pune kjo e ben me te veshtire ndryshimin politik. Ketu ekziston nje ndryshim i madh per shembull me situaten ne Amerike ku ndonese ka shume kritika per qeverine federale ata qe punojne ne sektorin publik fitojne me pak se sa ata ne sektorin privat dhe shpesh njerezit largohen nga qeveria per te shkuar ne sektorin privat per te pasur me shume te ardhura. Nese fiton shume dhe ke gjithe keto perfitime duke qene ne qeveri duke pasur pushtet pashmangshmerisht kjo te con ne korrupsion te ben te jesh gjithnje e me pak i pergjegjshem para popullit dhe me pak i prirur te pranosh ndryshimin nese njerezit votojne per te pasur nje udheheqje tjeter.

Arben Xhixho/VOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›