Hanes Svoboda Shqiperia duhet ti jape fund kontestimit te zgjedhjeve
“Shqipëria duhet t'i japë fund kontestimit të zgjedhjeve”.
Kështu ka deklaruar nënkryetari i Grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Hanes Svoboda.
Përfaqësuesi i eurodeputetëve të majtë në Parlamentin Europian, u shpreh se klasa politike shqiptare duhet të marrë masa për ta bërë sa më të thjeshtë sistemin elektoral në vend.
"Ju keni nevojë për rregulla dhe ligje të qarta.
Nëse e komplikojmë sistemin me fletë që duhen hedhur në shumë kuti, sigurisht që do të ketë probleme të tilla.
Për këtë, unë dua të sugjeroj që në Shqipëri të organizohen zgjedhje me procedure sa më të thjeshtë, me sistem zgjedhor të thjeshtë, me rregulla të qarta.
Sepse nuk është mirë që të gjitha zgjedhjet në Shqipëri janë kontestuar.
Një situatë e tillë bën që vendi të mos përparojë dhe të ecë drejt së ardhmes", deklaroi Svoboda.
Sipas tij, qëndrimet partizane të partive nuk e ndihmojnë situatën delikate të politikës shqiptare pas zgjedhjeve.
“Palët duhet të arrijnë një marrëveshje konsensuale dhe duhet të ulen në një tryezë të përbashkët, për tu dhënë drejtim pozitiv reformave të integrimit të vendit në Bashkimin Europian”, shtoi më tej Svoboda.
Ai shprehet se baza e marrëveshjeve politike mund të jetë vetëm rruga ligjore.
"Ne duhet të veprojmë në mënyrë legale, ligjore", ka mbyllur deklaratën e tij përfaqësuesi i eurodeputetëve të majtë në Parlamentin Europian.