E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat bejne gati projektin per rritjen e re te pagave dhe te pensioneve

Rishikimi i buxhetit në muajin qershor dhe përfshirja në të e rritjes së pagave dhe të pensioneve, vlerësohet si nga ekspertët si një masë e duhur në favor të qytetarëve.

Sipas tyre, kjo do të ndihmojë në kompensimin e rritjes së çmimeve.

Ndërkaq, ministri i Financave është duke punuar për të përgatitur draftin e rishikuar të buxhetit brenda 2 javëve të para të këtij muaji.

Burime konfidenciale nga ky dikaster, bëjnë të ditur se, po shqyrtohen ndryshimet me specialistë të Ministrive të linjës për projektet e mundshme, ku do të ndërhyhet.

Më pas, këto ndryshime do të paraqiten në qeveri për miratim., ku do të përfshihet edhe niveli i rritjes së pagave dhe pensioneve për këtë vit.

Ekspertët e financave vlerësojnë se financat publike janë në gjendje të menaxhueshme dhe sipas tyre, rritja e pagave dhe pensioneve mund të bëhet, por në një nivel të moderuar.

Ardian Civici, thekson se tashmë është një ritual i qeverisë shqiptare ndryshimi i buxhetit në mes të vitit dhe përfshirja në të e rritjes së pagave dhe pensioneve.

Sipas tij, një nismë e tillë do të ketë një impakt, social pasi u vjen në ndihmë qytetarëve në një kohë, që janë rritur edhe çmimet e produkteve në tregje.

Ndërkaq, pritet që Ministria e Financave të ketë gati në fillim të këtij muaji draftin e Buxhetit të Shtetit të rishikuar.

Buxheti i rishikuar, mund të prekë fondin e kontigjencave dhe në të njëjtën kohë të bëjë shkurtimin e fondeve për disa sektorë, ku projektet nuk janë realizuar.

Pak ditë më parë, kryeministri Berisha është shprehur se, do të ulen shpenzimet për çdo institucion.

Ndërsa është premtuar prej tij këtë vit dhe madje në një kohë të shkurtër do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›