Berisha Vendimi i Kolegjit Zgjedhor nje ngadhenjim i shtetit ligjor ne vend
Fitorja e të djathtëve në Portugali dhe Maqedoni ka ngjallur entuziazëm edhe në Partine Demokratike që qeveris vendin në Shqipëri.
Kryeministri Berisha, shfrytëzoi minutat e para të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat për të shprehur urimet e tij.
Për t’u rikthyer në Shqipërinë që është në përmbyllje të procesit zgjedhor të 8 Majit, kryeministri Berisha e cilësoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor të Apelit që legjitimoi fitoren e Lulzim Bashës, si ngadhënjim të shtetit ligjor në vend, në shembullin e demokracisë amerikane.
Kështu u cilësua të premten edhe nga homologu i tij hungarez, vendit që mban presidencën e radhës së BE Orban, i cili paralelizoi garën për Tiranen me atë presidenciale amerikane Bush-Algor, ku vetëm transparenca e çdo vote, arriti të legjitimonte fituesin e garës së ngushtë.
Kryeministri Berisha, mazhoranca e të cilit po zhvillon një jete parlamentare me bojkotin e opozitës në Kuvend, deklaroi se do të vendosë një partneritet të ngushtë me gjithë qeveritë vendore, si kusht per ndërtimin e Shqipërisë së zhvilluar dhe evropiane
Kryeministri riktheu në vëmendje dhe ligjin e faljes fiskale i cili në thelbin e tij nuk ndryshon nga amnistia që opozita e zotit Rama refuzoi ta votonte në Kuvend.
Kryeministri u bëri thirrje bizneseve t’i përgjigjen kësaj mundësie më të njëjtën përgjegjshmëri edhe për një arsye themelore.