Hannan Clark, vajza me dy zemra është shëruar
Për më shumë se dhjetë vjet ka jetuar me dy zemra. Një të sajën, të prekur nga një kardiomiopati e rëndë dhe tjetrën të një pacienti dhurues, që doktorët ia kishin vënë në kraharor për të mos sforcuar zemrën e saj. Hannah Clark, vajza me dy zemra, sot nuk është më në rrezik. 16-vjeçarja u bë e famshme në historinë e mjekësisë, që kur bëri transplantin e një zemre të re, e cila punonte bashkë me të sajën. Pas shumë peripecish, tani ajo mund të luajë, të vrapojë dhe të bëjë "shopping" me mikeshat e saj. Operacioni mund të konsiderohet një mrekulli shkencore, sepse Hannah është pacientja e parë e shëruar nga patologjia e saj e tmerrshme, pasi iu nënshtrua një transplanti kardiak, i cili më pas doli i suksesshëm. Në Britaninë e Madhe nuk kishte ndodhur kurrë diçka e tillë, madje as në botë, siç theksohet edhe në artikullin e publikuar nga revista prestigjioze shkencore "Lancet". E lindur me një formë të çuditshme kardiomiopatie (një sindromë që prek 1 në 100000 fëmijë), Hannah, ishte vetëm dy vjeçe kur iu nënshtrua transplantit kardiak heterotopik. Një ndërhyrje kirurgjikale e hershme, e cila u krye në vitin 1995 nga Sër Magdi Yacoub. Për dhjetë vjet e gjysmë, vajza nga Uellsi ka jetuar me dy zemra, pavarësisht se punën më të madhe e kryente zemra e dhuruar. Në fakt, zemra e re ishte në gjendje të bënte pothuajse të gjithë punën për të pompuar gjakun në organizëm, duke lejuar zemrën e sëmurë të pushonte për dhjetë vjet. Kur Hannah mbushi 12 vjeçe, filluan të shfaqeshin edhe komplikacionet e para, të cilat lidheshin me ilaçet që pinte çdo ditë për të shmangur mospranimin e zemrës së transplantuar. Hannah pinte 17 lloje ilaçesh. Si pasojë, rezistenca e sistemit imunitar filloi t‘i dobësohej gradualisht, derisa vajza u ekzaminua me një tumor malinj. Pavarësisht disa seancave kimioterapie dhe reduktimit të dozës së ilaçeve, në shkurt të vitit 2006 mjekët u detyruan t‘i hiqnin zemrën e transplantuar. Rreziku i vdekjes ishte jashtëzakonisht i madh, sepse asnjë pacient më parë nuk i kishte rezistuar këtij lloj operacioni. Por çuditërisht, zemra e vajzës nga Uellsi, edhe pse e dobët, reagoi shumë mirë.
Pas tre vjetësh e gjysmë kurim, specialistët e "Ormond Street Hospital" në Londër bënë të ditur se Hannah është shëruar plotësisht. Ndërkohë, zemra e saj e transplantuar, shërbeu për të ndihmuar dikë tjetër.
Ende sot, i ati Paul, që nuk e kishte humbur kurrë shpresën, kujton çastet më dramatike që jetoi prej vajzës. "Një ditë na telefonuan për të na informuar se Hannah kishte një tumor malinj që rrezikonte t‘i dëmtonte palcën kurrizore dhe trurin. Një infermiere na tha se i kishin mbetur vetëm 12 orë jetë. Pushova një çast dhe më pas iu përgjigjja: ‘Mendoni ç‘të doni, unë besoj tek e vërteta‘. Nuk e kuptova arsyen, por pas disa ditësh Hannah ishte mirë".
Po aq i mahnitur dhe jo më pak i lumtur, Sër Yacoub shprehet kështu për "përgjigjen magjike" të zemrës së vogëlushesh Clark: "Nuk prisnim që të shërohej kaq shpejt, por kur pamë shpejtësinë e rikuperimit u entuziazmuam jashtëzakonisht. Një zemër që ishte pothuajse jashtë funksionit, tani punon normalisht. Kjo tregon mundësitë e shërimit të zemrës së sëmurë".
Tani familja Clark është e impenjuar me fushatat qeveritare për dhurimin e organeve. Ndërkohë Hannah i është rikthyer jetës normale, ashtu si çdo bashkëmoshatare. Duket e pashpresë dhe shumë e frikësuar kur bëhet fjalë për t‘iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, që i kërkojnë të dinë se sa e bukur ka qenë t‘i rikthehej sërish jetës: "Nuk di çfarë të them". Kështu mendon edhe e ëma, Liz, së cilës vazhdon t‘i duket ëndërr që e bija është shëruar krejtësisht. "Ashtu si çdo njeri, Hannah e do jetën. Nuk mendon për të nesërmen, por jeton vetëm momentin. Çdo mëngjes zgjohet duke buzëqeshur dhe rrallëherë është e inatosur".
Tani ish-vajza me dy zemra është mirë dhe ndihet me shumë fat që i është rikthyer jetës normale. "Sot nuk do të isha këtu, por falë dhuruesit dhe doktorëve jam ende gjallë. Ju jam vërtet mirënjohëse të gjithëve. Tashmë nuk do të pi më ilaçe, përveç një inhalatori për astmën. Jam jashtëzakonisht e lumtur që do të luaj sërish me kafshët e mia. Më parë nuk mundesha".
Sipas Peter Weissberg, doktori i "British Hearth Foundation", zemra e dhuruar i dha mundësinë zemrës tjetër të sëmurë të pushonte dhe të rikuperohej. "Është me të vërtetë mbresëlënëse, nënvizon eksperti britanik, sepse kjo dëshmon se në disa raste, një zemër e sëmurë ka mundësi të shërohet, sigurisht nëse ndihmohet që të arrijë një gjë të tillë".