Hannoveri e vëzhgon Alushin

Enis Alushi po kalon momente magjike me Paderbornin.
Futbollisti shqiptar me shokë po bëjnë ‘kërdi’ në ligën e dytë gjermane, duke shkuar në 14 ndeshje pa pësuar humbje, dhe rekordi i tyre në këtë aspekt nuk është shumë larg.
Dhe, këto rezultate nuk kanë mbetur pa u ra në sy skuadrave nga Bundesliga, të cilat dëshirojnë të përfitojnë nga lojtarët e Bundesligës II, të cilët kushtojnë pak dhe kanë kualitet.
Andaj, skuadra e Altin Lalës, Hannoveri po e vëzhgon me kujdes mesfushorin shqiptar Enis Alushi, i cili është organizator i lojës së Paderbornit.
25 vjeçari i ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës me klubin aktual, mirëpo mediat gjermane shkruajnë se në mes gjendet Hannoveri, i cili ka shprehur interesim për ish përfaqësuesin U-20 të Gjermanisë.