Bajramaj operohet në hundë

“Do të më bëhet drejtimi i murit të hundës, pasi që deri më tash kam pasur tri thyerje të hundës. Nga ky shkak unë kam probleme me frymëmarrje përmes njërës zgavër të hundës. Pas operacionit, më 30 dhjetor udhëtoj me gjithë familjen në Kosovë", ka thënë futbollistja e Frankfurtit në një intervistë për ueb faqen gjermane dfb.de.
Duke folur për bilancin e këtij viti, Bajramaj thotë se nga ana sportive, 2011-ta nuk ka ecur ashtu siç kishte dëshiruar.
“Ne nuk ia dolëm ta mbronim titullin e kampionit botëror, respektivisht ta fitonim atë për të tretën herë me radhë. Edhe personalisht kam shpresuar më shumë, por tashmë nuk ka kuptim të diskutohet rreth kësaj. Unë e kam përmbyllur tashmë kaptinën e verës së kaluar”, vazhdoi ish futbollistja e Duisburgut dhe e Turbine Potsdam dhe futbollistja e tretë në botë e vitit të kaluar.