E Diel, 1 Nëntor 2026

Formula 1/ Lauda: Shumi, zëvendësues i MasësShumakeri garoi për herë të fundit në Formula 1, më 22 tetor 2006 dhe tani 40-vjeçari gjerman punon si këshilltar pranë skuderisë Ferrari.

Ish-kampioni i botës në Formula 1, austriaku Niki Lauda, pohoi se ai shihte Mikael Shumakerin si zëvendësuesin ideal të pilotit të pafat të Ferrarit, Felipe Masa, pas aksidentit të këtij të fundit në kualifikueset e Çmimit të Madh të Hungarisë. “Shumë thjesht, nga të gjithë pilotët që mund të jenë të mundshëm si zëvendësues, Mikael është qartësisht më i miri”, - tha Lauda për faqen e internetit të gazetës “Bild”. Shumakeri garoi për herë të fundit në Formula 1, më 22 tetor 2006 dhe tani 40-vjeçari gjerman punon si këshilltar pranë skuderisë Ferrari.

E Marte, 28 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›