E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hanry dhe Keane drejt SHBA. Irlandezi tek LA Galaxy

Futbolli amerikan vazhdon të pasurohet me lojtarë që kanë bërë histori në kampionatet europiane. Pas David Beckahm dhe Thierry Hanry është Robbie Keane ai që do të vazhdojë karrierën përtej oqeanit. Shënuesi më i mirë irlandez i të gjitha kohërave është larguar nga Tottenahm për të pranuar ofertën e skuadrës amerikane LA Galaxy, ku luan dhe Beckahm.

Ka qenë pikërisht ky i fundit që e ka bindur Keane, i cili I ka dhënë fund aventurës së tij në Premier League pas dy sezonesh I huazuar në fillim te Celtic dhe më pas te West Ham. Sipas trajnerit të LA Galaxy Bruce Arena, sulmuesi irlandez do të sjellë më shumë eksperiencë dhe do të ndihmojë skuadrën e tij të arritjen e objektivave.
"Jemi të gjithë të lumtur që ai do të luajë këtu. Keane është një lojtar me eksperiencë dhe do të jetë shumë I rëndësishëm për skuadrën’, ka bërë të ditur tekniku amerikan. Robbie Keane është shënuesi më i mirë në historinë e kombëtares irlandeze me 51 gola në 108 ndeshje.

Në karrierën e tij me Tottenham, sulmuesi ka shënuar 123 gola në 306 ndeshje, ndërsa në karrierën e tij irlandezi ka luajtur me Wolves, Coventry, Inter dhe Liverpool.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›