E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama ne fushate. Premton rritje te vendeve te punes

Presidenti Barack Obama i hipën autobuzit në Miduestin amerikan për të theksuar se çfarë nuk shkon në ekonominë amerikane e  për të sulmuar republikanët konservatorë e  politikat e tyre ekonomike.
Pikërisht në zemër të perëndimit “dikur të egër”, ai foli për një program për nxitjen e konjukturës së dobët. Obama tha në Iowa, se do t`i paraqesë kongresit në muajin shtator një plan specifik, "për të rritur zhvillimin ekonomik, për të hapur vende të reja pune dhe për të vendosur nën kontroll deficitin".

Debatet megjithatë ishin të ashpra me një përfaqsues të Tea Party. Udhëtim tre-ditor i presidentit, filloi në Minesota, për tu ndalur në zona  bujqësore në Iowa  e për të përfunduar në Illinois. 

Obama fitoi në të tre shtetet në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008. Tani sipas Shtëpisë së Bardhë qëllim i presidentit sërish kandidat është të dëgjojë mendimet e qytetarëve të thjeshtë për ekonominë. 

Në fillim të turit Obama, sulmoi dhe miliarderin amerikan Uarren Buffett i cili pati kërkuar rritjen e taksave për njerëzit shumë të pasur.

Për gazetën "New York Times", Buffet deklaroi se paguan më pak taksa se 20 punonjësit e tij. “Ai dhe shokët e tij janë përkrahur mjaft nga kongresi mik i miliarderëve”- tha 80 vjeçari. “Ka ardhur koha që qeveria të merret seriozisht me shpërndarjen e ngarkesave fiskale”- deklaroi ai.

Autobuzi presidencial është i blinduar dhe masat e sigurisë për turin e Obamës tejet të larta . 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›