Liga e Kampioneve Arsenal zbret ne fushe pa Fagregas

Liga e Kampioneve bëhet e “vërtetë”, pasi emrat e mëdhenj të futbollit europian do të zbresin në fushën e lojës për biletat e fundit të mbetura vakante për fazën e grupeve të kompeticionit më të madh te futbollit europian. Pa shërbimin e kapitenit Cesc Fabregas, i cili u transferua te Barcelona, Arsenali do të luajë sot në mbrëmje kundër Udinezës ndeshjen e parë në turin e fundit paraeliminator të Champions.
Londinezët janë favoritë, por atmosfera e krijuar në skuadër gjatë ditëve të fundit ia bën më të vështirë punën trajnerit Arsene Venger. Kjo u konfirmua edhe në ndeshjen e parë të kampionatit anglez, ku Arsenali nuk shkoi më shumë se barazimi. Pas largimit të Fabregas, trajneri duhet të zgjidhë edhe çështjen e mesfushorit tjetër Nasri, i cili pret me valixhe në duar të ardhmen tij larg Arsenalit. Gjithsesi, lajm i mirë për Venger është forma e Robin Van Persie që gjatë këtij sezoni do të jetë pika e referimit për Arsenalin.
Ndërkohë, Udineze kërkon të vazhdojë aventurën e saj në Champions, por edhe italianët vijnë në këtë përballje pa Alexis Sanchez, i transferuar edhe ai te Barcelona. Gjithsesi, trajneri Guidolin do të mbështetet te kapiteni i tij Antonio Di Natale dhe sulmuesi argjentinas German Denis për të siguruar një rezultat pozitiv në “Emirates Stadion”.
Skuadrat e tjera të mëdha që do të zbresin sot në mbrëmje janë Lioni dhe Benfika. Francezët do të luajnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër rusëve të Rubin Kazan, ndërsa portugezët do të zbresin në transfertën hollnedeze kundër Twente. Sfidat e tjera janë Bate Borisov-Sturm dhe Kopenhagen-Plizen.
Nertan Prifti