E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen 6 KZAZ ne Shkoder, nuk ndryshon rezultati Rozeta Rapushi



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vijoi dje me rinumerimin e kutive te votimit per KZAZ-te e Qarkut te Shkodres. Gjate dites se djeshme, ky komision pavaresisht kundershtimeve te vazhdueshme te perfaqesuesve te Partise Socialiste, se procesi eshte i paligjshem, procedoi me hapjen e kutive te KZAZ se peste dhe te gjashte nga tete qe ka ne total ky qark. Ashtu si edhe ne ditet e meparshme te rinumerimit, edhe hapja e kutive te djeshme nuk konstatoi parregullsi apo shkelje qe te kene ndikim ne rezultat. Pervec disa pasaktesive te vogla ne perllogaritjen e votave. Edhe mbledhja e djeshme nuk kaloi pa debate. Perfaqesuesi ligjor i PS-se ne KQZ, Genci Gjoncaj the se me keto menyra, KQZ e beri procesin pis me qellim zvarritjen e certifikimit te rezultatit zgjedhor. “Gjithcka qe po konstatojme ka lidhje me shpalljen e rezultatit final, veprimet e KQZ kane qene te tilla qe e cojne procesin ne kufi, pervecse deshires per ta bere procesin pis, duan ta cojne sa me larg. Vendimmarrja e Kolegjit Zgjedhor do te sherbeje per te shkurtuar keto deshira”, - u shpreh dje Gjoncaj. Ndersa duke ju referuar procesit te rinumerimit per Qarkun Shkoder, Gjoncaj tha se megjithese KQZ eshte ne kufijte e paligjshmerise, rezultatet e zgjedhjeve jane ne perputhje me tabelat. Gabimet njerezore gjate procesit te hapjes dhe rinumerimit te votave per kutite e Qarkut te Shkodres, i pranoi dje edhe perfaqesuesi i Partise Republikane ne KQZ, Arian Madhi. Parti e cila kerkoi hapjen e ketyre kutive. Madhi u shpreh se me votat e rinumeruara deri me tani rezulton se ka pasur gabime njerezore neper kutite e votimit por edhe manipulime. Ndersa deklaroi se kesaj force politike i nevojiten 200 vota per te fituar nje mandat, por se si do ece trendi i rinumerimit, nuk mund te parashikohet. “Nuk mund te analizohet trendi i votave me numerimin e nje KZAZ sepse deformimet mund te ndodhin edhe me 5 kuti dhe PR mund te fitoje mandatin. Na duhen 200 vota per te marre nje mandat, por nuk eshte numer i madh”, - tha Madhi. Sipas ritmit me te cilen po ecen KQZ, puna me rinumerimin e votave per te 417 kutite e Qarkut te Shkodres do te vijoje edhe diten e sotme me te njejtin intensitet dhe ndoshta edhe diten e neserme. Çka perkon edhe me diten kur Kolegji Zgjedhor do te shprehet per kete procedure disa ditore ne KQZ. Procesi i rinumerimit edhe ne kutite e djeshme rikonfirmoi perputhje te plote te rezultateve, duke rrezuar edhe ne keto KZAZ pretendimin e republikaneve per manipulim te votave.

AKUZA

“Gjithcka qe ne po konstatojme ka lidhje me shpalljen e rezultatit final te zgjedhjeve. Per ne, veprimet e KQZ kane qene te tilla qe e cojne procesin ne kufi, pervecse deshires per ta bere procesin pis, duan ta cojne sa me larg. Vendimmarrja e Kolegjit Zgjedhor do te sherbeje per te shkurtuar keto deshira”, - u shpreh dje perfaqesuesi i Partise Socialiste ne KQZ, Genci Gjoncaj. Sipas tij, KQZ po vepron ne kundershtim me ligjin duke rinumeruar kutite e votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›