E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapësira gjelbëruese kthehet në restorant

Në tri sheshet kryesore, ku pati mundësi për të mbjellë drunj apo lule, Komuna e Prishtinës këtë e bëri në pranverë. Zyrtarët komunal u përkujdesën që vetë të shohin nga afër mbjelljen e luleve, por një hapësirë gjelbërues në mes të Prishtinës, aty edhe ku u bë përurimi është kthyer në kafene.

Pronari i restorantit ka vendosur tavolinat dhe karriget në “bahçen” e Komunës përballë Odes Ekonomike, në sheshin “Nëna Terezë”, me pëlqimin e Komunës.

Vizitorët nuk mungojnë kur pos hijeve të terasave ka edhe hije pemësh e lisash. Gjelbërimi është shkatërruar, por pronari i kafenesë ka paguar parat për shfrytëzimin e hapësirës publike, ndonëse jo të asaj ku është duke vepruar.

Komuna para disa ditësh, pak mbi pjesën gjelbëruese ka filluar rregullimin e pllakave në pjesën ku pronari i restorantit pagojë paratë për të shfrytëzuar hapësirën publike.

Refiqe Aliu nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës tha për Indeksonline se pronari i kafenesë e ka paguar ndër të parët taksen për shfrytëzim e hapësirës publike. Meqenese komuna është duke punuar në vendin ku ai pagoi, sipas sajë Komuna detyrimisht është dashur ta bëjë një zgjidhje. “

Pronari i restorantit i cili ka vendosur karriget dhe tavolinat në atë vend është ndër bizneset e para që ka paguar shfrytëzimin e hapësirës publikë. Vendin ku ai e ka paguar, aty është duke punuar komuna në vendosjen e pllakave. Për shkak të pagesës që ai e ka bërë, ne jemi treguar tolerantë, që deri sa të përfundojnë punimet, pronari ta shfrytëzojë atë hapësirë. Pra ai do të largohet nga aty, sa të krehën punimet”, tha Aliu.

Ndryshe më datë 27 maj, komuna pati thënë se nuk do lejoj vendosjen e objekteve të përkohshme në sheshe përderisa nuk do të përfundojnë punimet.

“Komuna e Prishtinës i njofton të gjithë bizneset që gravitojnë në Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në Sheshin “Zahir Pajaziti” se nuk do të mund të vendosin objekt të përkohshme, tenda, karrige dhe çfarëdo objekti tjetër në këto sheshe, pasi që këto sheshe janë në ndërtim e sipër dhe për të cilat ende nuk është bërë pranimi teknik. Pas përfundimit të punimeve në këtë dy sheshe, komuna do t’i trajtoj kërkesat e bizneseve, por shfrytëzimin i hapësirës do të bëhet në mënyrën e cila nuk do të pengoj lëvizjen e qytetarëve dhe nuk cenon tersin dhe dukjen e shesheve dhe gjelbërimit aty”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›