E Diel, 1 Nëntor 2026

Latifi i bindur se do ta fitojë përsëri Rahovecin

 Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi është i bindur se në zgjedhjet e nëntorit do të fitojë mandatin e dytë. Ai tha se në gjysmë mandatin e parë ka arrit të zhvillojë dhe krijojë identitet Rahovecit.” Ne po punojmë . Dinamika e punës është mjaft e mirë. Për dy vite kemi arritur suksese të mëdha në zhvillimin e Komunës së Rahovecit. Jam i sigurt se qytetarët do të vlerësojnë këtë angazhim dhe në nëntor do t’i fitoj zgjedhjet”, tha Latifi në një intervistë për “PrizrenPress”.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka emëruar Latifin kandidat për kryetar të Rahovecit. Haradinaj ka thënë se emërimi i Latifit, është bërë për shkak punës së mirë që ka bërë për dy vite në komunën e Rahovecit.

Latifi tha se për dy vite janë bërë shumë investime në të gjitha sektorët e jetës në Rahovec. Ai premton,pas fitores kjo dinamikë e punës do të vazhdojë edhe në katër vitet e ardhshme. “ E kemi programin me të cilin do të garojmë në zgjedhje. Në këtë program parashihet fuqizimi i rolit të administratës, shëndetësisë,arsimit, përkrahja e fermerëve, zhvillimi në infrastrukturë, ekonomi…”, tregon Latifi.

Sipas tij,projektet e investimeve për vitet e ardhshme do të jenë më gjithëpërfshirëse. “Në zgjedhjet e kaluara moto e imja ka qenë që t;i krijojmë identitet komunës së Rahovecit. Ky identitete tashmë është krijuar në këtë komunë, prandaj ka mbetur zhvillimi edhe më i madh në mënyrë që të hapen vende të rjeja të punës për qytetarët “, tha Latifi.

Ai premton se do të përqendrohet shumë edhe në mbrojtjen e mjedisit, rregullimin e ujërave të zeza. “Kemi shumë projekte të cilat janë në zhvillim e sipër. Ne po punojmë dhe do të realizojmë edhe shumë projkete të tjera”, tha Latifi.

Kryetari i Degës së AAK-së,njëherësh edhe i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se AAK-ja në Rahovec çdo ditë po rritet. Sipas tij,AAK-ja në këtë komunë ka një strukturë të mirë që garanton fitoren e ardhshme.”Është shtuar numri i anëtarëve të AAK-së. Vizioni ynë po përkrahet dhe po rritet “, tha Latifi.

Sipas tij, largimi i disa anëtarëve nga AAK-ja në PDK nuk ka ndikuar aspak në Degën e AAK-së. “Ato largime kanë qenë individuale. Apsulutisht nuk kanë ndikuar në AAK, përkundrazi jemi forcuar edhe më shumë”, tha Latifi. Ai tha se në zgjedhjet lokale të nëntorit AAK-ja do të dal fitues në Rahovec. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›