E Diel, 1 Nëntor 2026

Migrimi drejt perëndimit, policia shton veprimet

Pavarësisht raportimeve të fundit në media se shumë qytetarë po e braktisin Kosovën duke marrë rrugë ilegale drejt shteteve perëndimore, rastet nuk kanë të ndalur. Derisa zyrtarët e shtetit po u bëjë thirrje qytetarëve që mos ta lëshojnë Kosovën, numri i atyre vetëm çfarë është duke u shtuar.

Mbrëmë, në pikën kufitare të Dheu i Bardhë në Gjilan, Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj Kosovarë/Shqiptarë pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke tentuar të kalonin ilegalisht kufirin për në Serbi dhe duke trafikuar dy meshkuj.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy viktimat e trafikimit janë liruar.
“Është bërë kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit të tretë por nuk është gjetur asgjë e dyshuar përveçse është konfiskuar një fotografi e të dyshuarit të katërt i cili gjendet në arrati”, ka njoftuar policia.

Me urdhër të prokurorit është arrestuar edhe i dyshuari i tretë i cili është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në anën tjetër, dje, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, në një status të saj të postuar në facebook tha se, e di shumë mirë, migrimi ilegal nuk është shkak, është pasojë. “E di shumë mirë që shumë qytetarë të vendit tim jetojnë në varfëri. E di shumë mirë që askush me vullnet e dëshirë nuk merr një rrugë të rrezikshme e cila mund të përfundojë në fatalitet. E di po ashtu që duhet luftuar edhe shkakun edhe pasojat.

Përkundër vështirësive, azili më nuk është opsion për qytetarët tanë”, ka shkruar ajo. Ministrja Çitaku i ka lutur qytetarët e Kosovës që mos te bien pre e trafikantëve.

E derisa ministrja Çitaku e di mirë që numri i atyre që po dalin jashtë Kosovës është i madh, është zyra konsulore e Hungarisë që del me një shifër alarmante të kosovarëve që qëndrojnë nëpër kampe.

Sipas kësaj zyre, janë rreth 4 000 kosovarë që aktualisht gjenden në qendrat e azilkërkuesve në Hungari. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›