E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapesirat publike policia bashkiake aksion ne Bllok

Policia bashkiake e Tiranës ndermori nje aksion ne zonen e ish- Bllokut, per lirimin e siperfaqeve publike te zena nga subjekte qe kryejne aktivitet sherbimi ne kete zone. Pas kostatimit te zenies ne menyre te paligjshme te siperfaqeve publike, punonjesit e bashkise se kryeqyteteit vendosen edhe gjoba te cilat llogariten 10 mije leke per çdo meter katror te zene pa leje.

Zona e ish- Bllokut konsiderohet nga bashkiaket si me problematikja persa i perket bllokimit dhe shfrytezimit pa leje te hapësirave publike si rruge dhe trotuare.

Bashkiaket paralajmerojne se inspektime te tilla do te shtrihen edhe ne zona te tjera te kryeqytetit.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›