E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, vritet djali i Gaddafit

Një nga djemtë e liderit libian, Muhamar Gaddafi është vrarë gjatë një sulmi të NATO-s, njoftuan sot rebelët libianë.

'Khamis Gaddafi, një nga djemtë e liderit libian, Muamar Kadafi vdiq gjatë një sulmi të djeshëm të NATO-s mbi qytetin Zliten, 150 kilometra në lindje të Tripolit', thanë rebelët.
 

Ndërkohë sipas mediave ndërkombëtare Khamis Gaddafi është mes 32 personave të vrarë gjatë sulmit të NATO-s. Më herët zëdhënësi i rebelëve Mohammed Zaëaëi raportoi lajmin duke shtuar se ky informacion ishte marrë nga radhët e njerëzve pro Kadafit, ndërsa nuk ka konfirmim ende nga Aleanca apo nga forcat regjimit.
 

Nëse lajmi do të konfirmohet atëherë Khamis Gaddafi do të jetë djali i dytë i kolonelit libian i vrarë nga sulmet e NATO-s.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›