E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet ekspozita e Edmond Dhramit

Është promovuar hapja e ekspozitës së Edmond Dhramit në ambjentet e Ministrisë së Kulturës. Tema kryesore që përfaqëson kjo ekspozitë është largimi sa më i madh nga materializimi i botës dhe afrimi me gjendjen fillestare, të cilën mund ta ofrojë vetëm natyra. Pikërisht për këtë ngjyrat e përdorura janë gërshetimi i të verdhës dhe blusë dhe më pas reaksioni tyre me kalimin te e gjelbra. Piktura e Dhramit përfaqëson rrymën abstrakte, daljen nga realiteti dhe zgjidhjen e situatës me anë të nocionit. Çdo tablo që shikon të shfaq një histori që ka në qëndër transformimin e natyrës nga dora e njeriut. I mirënjohur si piktor edhe në Itali Edmond Dhrami është autor i një numri të madh ekspozitash, si në Shqipëri ashtu edhe në vendin fqinjë. Situata që pasqyrohet është kalimi në gjendjen bosh - e plotë, përshkrimi i efekteve që ka lënë çdo qytet dhe çdo pjesë e botës që ka shkuar piktori.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›