E Shtunë, 31 Tetor 2026

TOB sjell premierën "Triptiku" të Puçinit

Në kuadër të 55 vjetorit të TOB-it do të vihet në skenë premiera e dytë titulluar Triptiku e kompozitorit të madh të operas, Xhakomo Puçini. Kjo premierë do të vihet në një skënë të rikonceptuar dhe do të sjellë artistët më në zë të TOB-it të përfshirë në këtë vepër. Janë angazhuar të gjithë si nga teatri ashtu dhe studentë të Akademisë së arteve dhe liceut artistik dhe personazhe në zë të muzikës operistike nga Italia. Për hir të dashurisë dhe virtyteve të saj, dikush detyrohet të vrasë dhe vdekja është temë e kësaj vepre. Një vepër e cila sjell një emocion të lartë dhe një nivel të lartë artistik. Është një histori që të rrëngjeth dhe që artistët shqiptar këtë synojnë, të sjëllin një nivel të lartë të interpretimit të veprës dhe të kënaqin publikun shqiptar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›