E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet ekspozitë me pikturat e Bob Dylanit në Londër

Londër, 12 shkurt, NOA / Milena Selimi Në
Londër është hapur një ekspozitë me piktura të Bob Dylan, ku kitaristi i njohur
për herë të parë na shfaqet edhe në rolin e piktorit. Pikturat janë skica të
tij dhe vaj në kanavacë, sipas medias vendase dhe ekspozita quhet Bob Dylan
mbi kanavacë, e realizuar në Galerinë Halsion në kuartierin elegant të Mayfair
në katin e katërt.

Aty përfshihen punët e muzikantit të njohur që
nga skicat e para të tij, që i ka bërë gjatë udhëtimeve në periudhën në mes të
vitit 1989 deri më 1992 dhe më pas. Pikturat janë në shitje dhe çmimet e tyre
janë nga 95.000 deri në 450.000 funt (108.000 i 512.000 Euro).

Në materialin promovues të ekspozitës vetë Bob
Dylan ka shkruar se Kam skicuar thjesht atë që më ka kënaqur më shumë dhe
pastaj këto dhe i kam pikturuar.

Nuk jam orvatur të jap ndonjë koment shoqëror
apo të shpalos ndonjë vizion përmes tyre, ndërsa temën e kam gjetur thjesht në
atë që ka qenë para meje. Mendoj se në rastin tim bëhet fjalë thjesht për
mjedisin që më ka rrethuar, ka thënë ai me modesti.

m.s/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›