Mbushet një muaj nga tërmeti fatal, Haiti sot në zi kombëtare

Porto Prince, 12 shkurt, NOA Sot mbushet
plot një muaj që nga dita kur ishulli i varfër i Haitit u prek nga një tërmet
fatal, nga i cili shënuan mbi 230 mijë të vdekur dhe mëse 3 milionë persona të
prekur.
Për këtë arsye, qeveria e Haitit ka shpallur
një ditë zie kombëtare në përkujtim të ditës së rëndë për këtë vend, e cila
shkaktoi një shkatërrim të madh për qytetarët e tij.
Bëhet me dijeni se ceremonia madhështore përkujtimore
që do të zhvillohet në kryeqytetin Porto Prince të Haitit do të transmetohet
drejtpërdrejt në radio dhe televizion.
Ndërkaq, Bashkimi Evropian planifikon një
mision ushtarak për mbi një milion të pastrehët, për të ngritur vendstrehime që
nevojiten urgjentisht, ndërsa ka premtuar 420 milionë euro.
n.e/NOA