Hapet në Prishtinë ekspozita " Amerika për Kosovën"
Në Muzeun e Kosovës është hapur një ekspozitë mbi rolin e Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit shqiptar në Amerikë, për çështjen kombëtare shqiptare dhe çështjen e Kosovës në mënyrë të veçantë. Përmes ekspozitës, “Amerika për Kosovën” në bazë të fakteve dhe dokumenteve, në mënyrë argumentuese dhe kronologjike, do të përpiqemi të vejmë në pa, para opinionit vendor dhe ati ndërkombëtar, rrethanat dhe kushtet e shpërnguljes të shqiptarëve, përse një numër aq i madh i mërgimtarëve u vendos në SHBA-së, pse dallohet veprimtaria kulturore dhe politike e mërgatës shqiptare në SHBA-së në krahasim me shtetet tjera, kontributi kombëtar dhe politik mërgatës shqiptare në SHBA-së, si arriti mërgata shqiptare ta instaloj çështjen shqiptare, sidomos atë të Kosovës në piedestalin më të lartë të administratës amerikane, që rezulton me marrjen në mbrojtje të popullit shqiptar nga SHBA-së, në momentet më të rrezikuara të ekzistencës së tyre gjatë historisë. Me një fjalë, si shteti ma i madh dhe ma i fuqishëm në botë, duke u bazuar në respektimin e parimeve të lirive dhe të drejtave elementare të njeriut, përkrahu popullin ma të varfër dhe ma të shtypur në Evropë. Ekspozita do të përmbyllet me Deklaratën e Pavarësisë të Kosovës, të 17 shkurtit 2008, e cila do të simbolizojë përpjekjet e popullit shqiptarë të Kosovës, për liri dhe pavarësi, gjatë të gjitha periudhave historike, dhe me njohjen zyrtare të Pavarësisë të Kosovës, nga miku dhe shteti ma i fuqishëm i gjitha kohërave në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Porosia e ekspozitës për gjeneratat e tashme dhe të ardhme do të jetë, kur të mos harrohet kontributi i mërgatës shqiptare dhe i përfaqësuesve të administratës amerikane, të cilat dhanë gjatë të gjitha periudhave historike, si për shpëtimin e Shqipërisë Londineze, ashtu edhe për ndërprerjen e regjimit gjenocidal serb në vitin 1999, si dhe për lirinë dhe pavarësinë që e përjeton sot Kosova.
13 Korrik 2010