E Diel, 1 Nëntor 2026

Uganda përgjaket nga sulmet kamikaze, dhjetëra të vrarë



Dy sulme me pasoja tragjike kanë ndodhur në Ugandë, duke shkaktuar dhjetëra të vdekur mes spektatorëve që po ndiqnin finalen e botërorit. Kamikazët shpërthyen në dy lokale publike dhe sipas policisë janë regjistruar 64 të vdekur dhe 65 të plagosur. Masakra ndodhi në kryeqytetin e Ugandës, ndërsa policia thotë se përgjegjëse është milicia ekstremiste islamike në Somali, Al-Shabab që ka lidhje me Al Kaedën. Shefi i policisë së Ugandes gjeneral-majori Kale Kayihura, tha se sulmet kishin për qëllim të vrisnin sa më shumë vetë. “Incidenti i pare ndodhi në orën 10 sipas orës lokale që ishte nga mesi i ndeshjes së finales së Botërorit. Kishte më shumë se 100 vetë duke shikuar këtë ndeshje. Kishte shume të vdekur dhe të plagosur. Pastaj rreth gjysmë ore më vonë ndodhi shpërthimi i dytë në një klub Ragbi ku kishte edhe më shumë njerëz”, tha shefi i policisë së Ugandës, Kale Kayihura. Dyshimet kanë rënë mbi grupin islamist Al-Shabab, nga Somalia ku Uganda ka trupa në një forcë të unionit afrikan.
Në Uashington pas konfirmimit të vdekjes së të paktën një amerikani në këtë sulm, presidenti Barak Obama i quajti sulme të neveritshme.

13 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›