E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet portali midis biblotekës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Kosova dhe Shqipëria një prej elementëve më të rëndësishëm të identitetit kanë trashëgiminë kulturore. Në biblotekën kombëtare që prej këtij fundviti është vënë në dispozicion portali i përbashkët, ku janë online të gjithë të dhënat albanologjike të dy vendeve.

Ky portal do të mundësojë shërbime si informacione për botimet albanologjike, hyrjet e reja, libra, artikuj, burimet bibiografike etj.
Për drejtorët e bibliotekave kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë, Sali Bashota dhe Aurel Plasari, hapja e këtij portali do të kontribuojë në promovimin e kulturës shqiptare.
 

Deri më tani në portal janë hedhur tre antikuare, ku një prej tyre është edhe “Meshari” i Gjon Buzukut libri më i vjetër shqiptar. Marrëveshja për hapjen e portalit midis dy vendeve u nënshkrua në mars të këtij viti. Bibloteka kombëtare shqiptare prej disa muajsh është antare e biblotekës dixhitale botërore.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›