Librazhd-Elbasan, përplasen dy makina, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

1 i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor Librazhd –Elbasan.
Mësohet se një makinë me targa EL 21 84 është përplasur me automjetin me targa TR 7444 P duke shkaktuar vdekjen e shtetasit Ibrahim Shabani, 38 vjeç.
Njëri nga automjetet drejtohej nga Aleksandër Budo, i cili është plagosur rëndë, ndërkaq edhe viktima ishte pasagjer në makinën e tij. Nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë aksident por dyshohet të ketë qenë moti i keq.
Ndërkohë forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.