Sindikata e policisë: Qeveria të zhbllokojë fondin e shpërblimeve
Sindikata e policisë kundërshton ashpër vendimin e qeverisë për mosdhënien e shpërblimeve për punonjësit e policisë. Kreu i sindikatës Sadedin Fishta në një prononcim për mediat është shprehur se qeveria ka bllokuar padrejtësisht fondin, i cili do të përdorej për shpërblimet e policëve.
Në reagimin e sindikatës bëhet e ditur se punonjësve të policisë nuk u paguhet prej vitit 2003 vjetërsia në punë.
Po ashtu të ardhurave të policëve u mungojnë edhe pagesat për trajtimin ushqimor prej vitit 2008. Reagimi i ashpër i sindikatës së policisë vijon me një paralajmërim ndaj qeverisë për nisjen e grevave nga ana e punonjësve të policisë nëse nuk marrin shpërblimet.