E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata “Labëria” feston 20 vjetorin

Shoqata kulturore atdhetare “Labëria” festoi 20 vjetorin e krijimit të sajë me një aktivitet festiv. Sipas kryetarit Ago Nexha, shoqata Labëria ka dhënë kontribut të shquar në vitet e demokracisë në përçimin e kulturës dhe traditave tek të rinjtë.

Sipas Nezhës vlen të përmendet edhe roli që ka pasur kjo shoqatë në sensibilizimin opinionit publik për çështje delikate, siç ishte nisma për mbrojtjen e gjirit të Vlorës, kundër ndërtimit të Petroliferës.
 

Përgjatë ceremonisë u dhanë edhe disa tituj mirnjohjeje për figurat të cilat kanë dhënë kontributin e tyre të vyer në vite për këtë shoqatë. Në aktivitet merrnin pjesë deputetë të zonës së Labërisë si dhe personalitete të fushave të ndryshme që kanë origjinën nga kjo krahinë e Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›